Ushqimet kundër lodhjes së Pranverës !??

0
265
heirloom_tomatoes
Çdo stinë ka perimet dhe frutat karakteristike. Për të larguar lodhjen e pranverës dietologët sugjerojnë konsumimin e tyre me tepricë. Për të gjithë ata që janë lodhur nga dimri i gjatë, nga të qëndruarit brenda, është koha për të shijuar ditët e ngrohta dhe gjelbërimin e pranverës. Sepse pranvera është dhe stina e ndryshimit, i cili vjen në mënyra të ndryshme e sidomos në ushqim. Çdo stinë ka domethënien e vet. Ushqimi më i mirë në këtë periudhë është ai që vjen direkt e nga natyra, i freskët dhe i shëndetshëm për organizmin. Sytë tanë lodhen nëse shohim gjatë gjithë kohës të njëjtat perime dhe fruta. Ndaj është koha të zgjidhni shijen e pranverës. Shijoni sallata të ndryshme të shoqëruara me shumë fruta. Mund të eksperimentoni me to duke krijuar dhe sallatat më interesante, të cilat duhet të jenë të parat në tryezë.

Është e rëndësishme të dihet se në çdo stinë duhen ngrënë frutat dhe perimet përkatëse, pasi vetëm në kohën e tyre ato mund të kenë vlerat e vërteta. Mango konsiderohet si mbreti i frutave por vlerat e tij të vërteta merren vetëm në sezonin e duhur.

Lakra

Lakra është e përbërë nga një element bazë që quhet luteinë dhe është e pasur në shumë vitamina. Lakra nuk është e mirë vetëm për sytë, por sidomos për ata që duan të djegin kalori është opsioni më i mirë. Ajo që është përparësi me ngrënien e lakrës, është se mund të hani në sasi të mëdha, pas pasur frikë se mund të shtoni në peshë, përkundrazi, ju do të ndjeheni të ngopur dhe nuk do të vraponi pas ushqimeve tjera.

Spinaqi

Spinaqi është një nga ushqimet e para që duhet përdorur në pranverë. Ripërtërin gjakun si dhe përmirëson lëkurën dhe sytë. Përdoreni atë me tepricë në dietat tuaja ushqimore, qoftë në gjellë apo sallatë.

Ai gjithashtu ndihmon në parandalimin e sulmeve të papritura në zemër apo tru. Tek ne është shprehi që spinaqi të përdoret në përgatitjen e piteve, çka mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin tuaj, pasi ju me këtë rast konsumoni shumë brumëra. Prandaj spinaqin duhet ngrënë vetëm në ushqime tjera që nuk përfshijnë brumin.

Majdanozi

Majdanozi është i pasur në vitaminë C. Parandalon frymëmarrjen e vështirë. Përdorimi i majdanozit në sallatë është terapia më e mirë për ata që vuajnë nga gurët në veshka. Gjithashtu majdanozi ka vlera të veçanta pasi ndihmon në lehtësimin e stomakut dhe në një tretje të mirë. Mundohuni të përfshini majdanozin në të gjitha ushqimet që konsumoni.

Borziloku

Borziloku përdoret shumë në sallata dhe supë. Kjo barishte është një antioksidant i madh. Ai ndihmon në mbajtjen larg ndaj infeksioneve virale si dhe parandalimin e etheve. Përdorimi i borzilokut në gatime ndihmon dhe kundër astmës apo diabetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here