Urtësia e krijimit të qenieve të gjalla

0
238

“Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin! I cili krijoi dhe përsosi. Dhe i cili përcaktoi e orientoi”. (El A’ëla. 1-3)

Deveja 

– Allahu i madhërishëm thërret njerëzit të shikojnë me vëmendje dhe në mënyrë studioze krijimin e devesë, e cila është specifike edhe për diturinë e sotme, siç bën aluzion verseti i Kur’anit fisnik:

“A nuk i shikojnë devet se si janë krijuar?”. (El Gashjje. 17)

Deveja është kafsha më e rëndësishme për beduinët. Nga ajo marrin qumështin dhe mishin. Ajo është burimi i tyre kryesor për jetë. Deveja ka edhe disa specifika që nuk i kanë kafshët e tjera. Ajo është e fuqishme, e përulur dhe e dëgjueshme. Mbajtja e saj kushton pak. Nga të gjitha kafshët, ajo e përballon më së lehti etjen, urinë, ngarkesën që mbart mbi vete dhe kushtet e vështira klimatike të shkretëtirës.

Me rastin e stuhive në shkretëtirë, kur ngritet një masë e madhe pluhuri, devetë kanë një sistem te veçantë mbrojtës të shqisave të tyre. Sytë e tyre kanë kapakë të dyfishtë, kurse vrimat e hundës kanë një cipë mbrojtëse. Shpejtësia me të cilën ecën deveja arabe është mjaft e madhe. Ajo mund të vrapojë me shpejtësi 13-16 km/h.

Devetë mund të jetojnë duke u ushqyer me ato bimë të cilat do t’i refuzonte çdo kafshë tjetër, psh. bar i thatë, ferra, shkurre etj. Kur ushqehen mirë, devetë akumulojnë dhjamë dhe e shtresojnë në xhungën e tyre. Kjo ua bën të mundur t’i bëjnë ballë etjes për një kohë të gjatë. Me anë të oksidimit të dhjamit, ato e kompensojnë edhe mungesën e ujit. Devetë mund të qëndrojnë kështu deri në 17 ditë pa ujë. Ato dehidrojnë ngadalë dhe mund të humbin deri në 25% të peshës së tyre për shkak të dehidrimit, pa pasur pasoja për shëndetin. Ato mund të rikthejnë gjendjen e mëparshme vetëm për disa minuta, duke pirë deri në 100 litra ujë përnjëherë.

Të vegjlit i lindin pas gjestacionit 12-14 muajsh. Ata thithin të ëmën një vit, kurse pjekurinë e arrijnë në moshën 10-12 vjeçe, ndërsa jetojnë 30-40 vjet.

Shkencëtari A. Crassy Morrison, kryetar i Akademisë së Shkencave të Nju-Jorkut, në librin e tij “Njeriu nuk u krijua nga vetvetja” (El insan la jekumu vahdehu), thotë:

“Shpezët shtegtarë kanë instinktin për t’u kthyer në vendlindjen e tyre. Këtë e kanë edhe pëllumbat e postës.

Bleta e gjen kosharen e vet pa marrë parasysh kushtet klimatike.

Shqiponjat kanë sy teleskopikë më të përsosur se teleskopi që e ka ndërtuar njeriu.

Dhe një enigmë e madhe për njeriun janë ngjalat. Këto krijesa të çuditshme, kur rriten, dalin nga lumenjtë dhe liqenet dhe kalojnë me mijëra milje nëpër oqeane, për të arritur në pjesët e thella oqeanike në jug të Bermudeve. Aty i lëshojnë vezët dhe vdesin. Të vegjlit kthehen po nëpër atë rrugë deri te vendi ku kanë jetuar më parë nënat e tyre. Ato i përballojnë rrymat e fuqishme, stuhitë e ndryshme të detit dhe arrijnë deri te lumenjtë apo liqenet. Kur arrijnë shkallën e pjekurisë, tek ato lind instinkti i brendshëm për t’u kthyer në vendlindje”.

Athua nga vjen ky instinkt që e orienton ngjalën?

– Flutura e mbyllur në dhomë i dërgon me shpejtësi sinjale të fshehta mashkullit në largësi të mëdha. Çka mendon, mos vallë flutura si qenie e dobët ka radiotransmetues apo mashkulli ka radiomarrës inteligjent për të pranuar zërin e fluturës?

Telefoni dhe radioja janë dy aparate të çuditshme që na bëjnë të mundur vënien e shpejt të kontaktit, por janë të lidhur me tel dhe stacion. Përkundër kësaj, flutura ua tejkalon.

Kur ia prejmë kokën krimbit, ai e krijon shumë shpejt tjetrën.

Por a thua ndonjëherë do të vijë koha që kirurgët të njohin stimulimin e qelizave për të krijuar organe të reja?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here