Të folurit e të pa-specializuarve shenjë e Kijametit!

Të folurit e të pa-specializuarve shenjë e Kijametit!

Të folurit e të pa-specializuarve shenjë e Kijametit!

“Prej gjërave që kanë rënë dakord mendjet e njerëzve është se: nuk pranohet fjala e dikujt në ndonjë fushë vetëm nëse është prej të specializuarve dhe ka dituri në të. Dhe prej çudirave të kësaj kohe është se i shikon shumë prej muslimanëve – edhe pse e dinë mirë atë që përmenda më sipër -, se si e pranojnë diturinë fetare nga kushdo që u del përpara, pa u siguruar dhe pa e vërtetuar. Sa shumë kemi parë dhe dëgjuar njerëz që nxitojnë të japin përgjigje fetare (fetva) përpara të zotëve të asaj pune, dhe merren me gjykime fetare duke mos qenë të asaj fushe, dhe vlerësojnë fjalët e njerëzve të diturisë dhe ata nuk janë veçse bishti i kavallit (fundi i karvanit).
Dhe duke qenë se te shumë prej njerëzve ka paaftësi apo dobësi në kërkimin e diturisë dhe pyetjen (e njerëzve të dijes) dhe guxim i tepruar në fjalë dhe fetva nga ana e atyre që s’kanë dituri, ndodhi ajo që na paralajmëroi Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të -, njerëzit morrën për të parë injorantët, të cilët i pyetën dhe ata u përgjigjën pa dituri, kështu humbën vet dhe i humbën edhe të tjerët.”

Shejkh Dr. Sa’d ibn Abdullah el Burajk. “Fetaua ulamail beledil haram”.

Përktheu Emin Bilali