Home Zgjodhëm për ju. UNË TË BLEVA TOKËN JO FLORINJTË

UNË TË BLEVA TOKËN JO FLORINJTË

Ndodhi besnikërie

Nga Ebi Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- përcillet se i Dërguari i Allahut -alejhi salatu ue selam- ka thënë:

Një burrë i bleu një tjetri tokën e tij dhe blerësi në tokën e blerë gjeti një qyp me florinj. Njeriu që bleu tokën i tha ish-pronarit të saj:

-Merri këta florinj nga unë, sepse unë të bleva tokën dhe jo florinjtë. Por ai që i shiti tokën i tha:

-Unë të shita tokën dhe çfarë kishte në të.

Por ata të dy shkuan për të gjykuar tek një i tretë, që u tha:

-A keni fëmijë?

-Kam një djalë. – Tha njëri prej tyre. Ndërsa tjetri tha:

-Kam një vajzë.

-Martojeni djalin me vajzën, atë pasuri shpenzojeni për ata të dy dhe jepeni sadaka. – U tha ai.

(Buhariu dhe Muslimi)

“Mëso fenë tënde”

Burimi Jetës

Previous articleShokë në jetë dhe shokë në vdekje!
Next articleBUTËSIA VETËM ZBUKURON