Shokë në jetë dhe shokë në vdekje!

0
219

Në këtë botë ishin dy shokë!

Në këtë botë ka shumë shokë, por ne do të përqendrohemi tek dy prej tyre. Ata ishin dy shokë të vërtetë. Njëri prej tyre çdo mëngjes i thoshte shokut të tij: “Më lejo të emigroj!”
Ndërsa shoku i tij ia kthente: “Prit, se ndoshta Allahu të bën rrësk një shok në udhëtim.”
Ai e dinte se një ditë edhe ai do të emigronte, ndaj u përpoq që ta bënte këtë udhëtim me shokun e tij!

Ai nuk mundej të udhëtonte pa të, kështu që një mbrëmje trokiti në derën e tij duke i thënë: Ebu Bekër, do të emigrojmë së bashku. Ebu Bekri nuk u takua me të afërmit, sepse Profeti Muhamed ishte familja e tij.

Dy shokët nisën rrugëtimin i cili ishte shkruar se do të ndryshonte përgjithmonë historinë e njerëzimit.
Të dy shokët dolën të vetmuar në errësirën e natës, duke ecur në shkretëtirën e gjerë në të cilën çdo gjë do të ishte armik i tyre. Fiset e tyre kishin vendosur një çmim të majmë për çdokënd që vinte me kokën e tyre; jo pak por plot 100 deve, të cilat për atë kohë ishin vërtet një çmim goxha i majmë. Besnikëria dhe mbrojtja, si traditë e arabëve, ishte shkrirë dhe zhbërë përballë këtij çmimi tepër joshës. Kështu shkretëtira u bë e ngushtë përtej gjerësisë së saj, megjithatë dy shokët e vazhduan rrugëtimin e tyre pa u ndalur.

Kalorësit e armatosur deri në dhëmbë mbwrritwn në shpellën e vogël ku dy shokët ishin strehuar. Ebu Bekri është i frikësuar dhe në merak për shokun e tij dhe i thotë: “Nëse më gjen gjë mua, unë jam veç një njeri i thjeshtë, por nëse të gjen gjë ty atëherë mbaron e gjithë çështja.”
Shoku i tij e qetëson duke i folur me zë të ngrohtë: “O Ebu Bekër, mos u pikëllo se Allahu është me ne. O Ebu Bekër, çmendon ti për dy persona të cilët kanë Zotin e tyre kudo që shkojnë?”

Këto fjalë plot kuptim ishin aq madhështore saqë dhe shpella e kishte të pamundur që t’i fshihte brenda saj, ato i shfaqi Kurani për të na treguar historinë e dy shokëve.

“Kur ishin në shpellë, ai (Muhamedi) i tha shokut të vet (Ebu Bekrit): -Mos u brengos, vërtet Allahu është me ne!”

Sa gjurmëlënëse këto fjalë! Sa me fat paske qenë, o Ebu Bekër! Kush nuk do të kishte dëshiruar të ishte në vendin tënd! Kurani dëshmon se ti ishe shoku i Muhamedit dhe se ju të dy e donit pa masë njëri-tjetrin. Sa madhështor do të jetë ai moment kur ata që cenojnë vlerat dhe pozitën tënde do të shohin se avokati yt është pikërisht shoku yt Muhamedi salallahu alejhi ue selem!

Zemrat e tyre në këtë botë nuk i ndau veçse një copëz mishi dhe trupat e tyre në varr nuk i ndau veçse fare pak dhe.

Sa me fat paske qenë o Ebu Bekër, ju ishit shokë në jetë dhe shokë në vdekje!

Përshtati: Bledar Tefik Haxhiu

Burimi Jetës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here