Mos u pikëllo, mos u mërzit prej fjalëve të njerëzve, por mjekoi ato me fjalën e Allahut të Lartësuar.
Shejh Islam Ibn Tejmije -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë:
“Ndërsa përsa i përket mërzitjes e pikëllimit, nuk urdhëron Allahu për të, as i Dërguari i Tij, por Ai e ndalon atë në shumë vende (në Kuran) dhe urdhëron për t’u lidhur me fenë, siç është në fjalën e Tij:
“Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju gjithësesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” Al -Imran, 139.
Gjithashtu fjala e Tij:
“Mos u pikëllo o (Muhamed) për shkak të tyre dhe mos u ngushto për kurthet e tyre.” En-Neml, 70.
“Po ashtu në fjalën e Tij:
“…e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit) ‘Mos u mërzit, se Allahu është vërtetë me ne!'” Et-Teube, 40.
Po ashtu ka thënë:
“Mos u dëshpëro nga fjalët e tyre…”
“Mexhmu’ul fetaua” 10/13