ULJA E SHIKIMIT RUAN FAMILJEN:

0
241

Allahu i Madhëruar, duke urdhëruar burrat dhe gratë së bashku për uljen e shikimeve, thotë: “Thuaju besimtarëve që të ulin shikimin (nga të vështruarit e gjërave të ndaluara) dhe t’i ruajnë vendet e trupit (nga shikimi, veprimet e paligjshme imorale). Kjo është më e pastër për ta. Vërtet që Allahu është i mirënjohur për çfarë veprojnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ulin shikimin (nga të vështruarit e gjërave të ndaluara) dhe t’i mbrojnë vendet e trupit të tyre.” [ Nur: 30-31]

Nënvlerësimi i çështjes së uljes së shikimeve shpie në prishjen e moralit, kur në një familje prishet morali atëherë prishet harmonia dhe dashuria mes tyre, sa e sa familje shohim sot që janë shkatërruar si rezultat i moraleve të ulta.
O Allahu ynë! Ruaje shikimin tonë nga ajo që ti ke ndaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here