A lejohet përdorimi i fjalës “Rastësisht ” ?

0
497

Përgjigje: Mendojmë se nuk ka gjë të keqe në përdorimin e kësaj fjale, kjo është një gjë e ditur. Çështja e rastësisë lidhur me veprat e njeriut është realitet, sepse njeriu nuk e di gajbin (të fshehtën) dhe mund t’i rastisë diçka papritur dhe pa e paramenduar. P.sh: dy njerëz takohen në rrugë apo diku tjetër pa lënë takim me njëri-tjetrin dhe këtë gjë e quajnë rastësi.

Mirëpo, kur ka të bëjë me veprat e Allahut, kjo nuk ndodh, sepse Allahu di çdo gjë dhe çdo gjë është e paracaktuar prej Tij. Prandaj, në këtë rast nuk lejohet përdorimi i kësaj fjale.

Libri “Kushtet e fesë” – Shejh Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!