Uji i Zemzemit është përmbushës i atij qëllimi për të cilin pihet

0
275

Të veçantat e ujit të Zemzemit

Uji i Zemzemit dallon nga ujërat e tjera për nga sasia e kripërave të kalciumit dhe të magnezit. Këto kripëra janë pak më shumë në ujin e Zemzemit se sa në ujërat e tjera. Ndoshta, kjo mund të jetë arsyeja që ky ujë i freskon haxhinjtë e lodhur. Por, një e mirë tjetër e ujit të Zemzemit është se ai përmban fluorite, të cilat kanë veprim të frytshëm mikrobevrasës.

Pusi i Zemzemit nuk është tharë asnjëherë. Përkundrazi, ai i ka plotësuar gjithmonë nevojat për ujë. Ai ka ruajtur gjithmonë të njëjtën përbërje kripërash dhe të njëjtën shije, që kur se ekziston.
Që ky ujë pihet, njihet botërisht, sepse haxhinjtë nga e tërë bota vizitojnë Qaben çdo vit për Haxh dhe për Umre, dhe asnjëherë nuk janë ankuar për të. Përkundrazi ata janë kënaqur gjithmonë me të. Joshja e ujit të Zemzemit ka qenë dhe është gjithmonë universale. Uji ka shije të ndryshme.
Zemzemi asnjëherë nuk është trajtuar kimikisht dhe asnjëherë nuk është klorinuar, siç ndodh me ujërat e qyteteve. Zakonisht, në shumicën e puseve ka rritje biologjike dhe bimësi (alga etj.). Kjo e bën ujin e tyre të papëlqyeshëm në shije dhe në erë. Por, me pusin e Zemzemit nuk ndodh kështu. Aty asnjëherë nuk ka pasur shenja rritjesh biologjike.
Për ujin e Zemzemit Pejgamberi alejhi selam thotë: “Uji i Zemzemit është përmbushës i atij qëllimi për të cilin pihet.”

Uji Zemzem, i cili largon etjen dhe urinë, është duke u analizuar nga ekspertët gjegjës. Sipas analizave të bëra në laboratorët në Evropë vërtetohet se uji Zemzem përmban shumë pak sulfur. Ndërsa sipas analizave të bëra në SHBA njoftohet se uji zemzem është uji i vetëm i cili nuk përmban mikroorganizma dhe baktere. Sipas raportit të WHO së uji Zemzem është njëri ndër ujërat më të pijshëm dhe më të shëndetshëm në botë.

Uji Zemzem krahas ujërave tjera përmban shumë më shumë materie ushqyese dhe minerale, por me gjithë hulumtimet e bëra ende nuk dihet burimi i tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here