UDHËZO NË PUNË TË MIRA

0
223

HADITHI:

Ebu Mes’ud el Bedrij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell dhe thotë: i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush udhëzon në hajr (mirësi), atij i takon shpërblimi sa i vepruesit.”[1]

KOMENTI:

Kjo është një prej llojeve të bamirësisë, të udhëzoj në të mire. Kur ti shej një mundësi ku ka hajr në te dhe udhëzon vëllain tënd në këtë hajr që ai të vepron, ti konsiderohesh sikur vepruesi, të takon shpërblim i atij që e vepron atë të mirë, është një formë e bashkpunimit në punë të mira, me anë të udhëzimin e sqarimit ndaj dikujt tjetër.

Nëse sheh një nevojtar, dhe ti publikon gjendjen e tij tek personat që janë të pasur që ta ndihmojnë, ky është një udhëzim për punë të mira, nëse ata e ndohmojnë edhe ty do të takon shpërblimi i njejtë sikur ai që e ka ndihmuar.

Nëse vëren tek vëllai jot mosdije rreth ndonjë çështje prej çështjeve të fesë, e ti ia mëson punën e mirë, ia mëson atij çështjet e fesë, mbi të cilat ai do vepron, ty të takon shpërblimi i njejtë sikur që shpërblehet ai.

Nëse e këshillon të jep sadaka, të falet natën, të agjërojë vullnetarisht, edhe ty do të takojë shpërblimi ikëtyre veprave.

Nëse e këshillon të kërkojë dituri fetare, dhe si shkak i porosisë tënde ai ka mësuar, ty të takon shpërblimi i njejtë.

Andaj, mos nënvlerëso asgjë prej dyerve të hajrit, qoftë të jetë me anë të konsultimit e udhëzimit.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I TETËMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër (1893

Shpend Zeneli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here