Udha nuk mbaron me pranimin e islamit, aty fillon…

0
212

Udha nuk mbaron me pranimin e islamit, aty fillon…

Jam pagėzuar si katolike. Kam qenė edhe nė ceremoninė e parė tė pranimit tė shenjtė, megjithėse familja ime nuk shkonte nė kishė. Sidoqoftė, jam edukuar nė frymėn e krishterė, me besimin nė egzistencėn e Zotit dhe nė kėrkim tė sė vėrtetės. Nė besimin katolik mė pengonin shumė gjėra, si pėr shembull ideja e mėkatit tė trashėguar. Qysh dhjetė vjeē ndiqja njė kishė tė sekti tė krishterė tek e cila gjeja njė pjesė tė pėrgjigjeve pėr pyetjet e mia duke pėrfshirė dhe mėkatin e trashėguar, pėr tė cilin nė versionin origjinal tė Biblės nuk thuhet asnjė fjalė, qė do tė thotė se fėmijėt lindin gjithnjė tė pastėr nga mėkatet dhe se nuk egziston kurrfarė ndėrmjetėsi mes nesh dhe Zotit (p.sh. prifti tė cilit i rrėfehen napr. katolikėt pėr mėkatet e tyre). Nė kishėn e sipėrpėrmendur mėsova shumė mbi respektin ndaj njerėzve, mbi lutjet ndaj Zotit dhe dorėzimi ndaj vullnetit tė Tij pėr gjithēka, mbi pėrpjekjet pėr bėrė mirė jo vetėm pėr veten por edhe pėr tė tjerėt, mbi ndihmėn qė duhet t’u jepet tė tjerėve, mbi shpirtin e pastėr e tė sinqertė, si dhe plot gjėra tė tjera pozitive.

Gjithēka filloi tė ndryshojė gradualisht gjatė qėndrimit tim nė Zvicėrr tek njė familje myslimane. Nė Zvicėrr shkova me synimin pėr tė pėrmirėsuar dijet e mia nė gjuhėn gjermane ndėrsa atė vit mė priste matura. Tek ajo familje vura re marrėdhėniet ndėrmjet tyre, respektin e fėmijėve ndaj prindėrve, etj. Kjo ishte shkėndia e parė qė ndezi pasionin tim pėr islamin.

Kur u ktheva pas dy muajsh nė Sllovaki, morra hua njė pėrkthim tė Kuranit nė anglisht tek kisha ku shkoja atėherė. Rrallė herė lexoja ndonjė gjė por nė tė shumtėn e rasteve shumė gjėra s’I merrja vesh. Meqė mbas mėsimit, ndiqja kursin e anglishtes, rastėsisht u njoha me studentė nga Libia (natyrisht qė ishin myslimanė). Gjatė kursit u hap biseda mbi temėn “Islami dhe myslimanėt” dhe mė pas kjo temė u bė e pėrditshme. Unė merrja nė kėtė mėnyrė infromata mbi islamin kurse ata pėrmirėsonin anglishten e tyre. Vetėm myslimanėt filluan tė mė jepnin pėrgjigje llogjike pėr pyetjet e mia. Dhe erdhi dita kur nė zemėr ndjeva njė ndjesi tė veēantė e cila mė shtynte pėrpara dhe mė thoshte se kishte ardhur momenti i duhur pėr tė pranuar besimin islam dhe tė bėhesha njė prej atyre njerėzve tė mrekullueshėm tė cilėt me rrethonin. Doja tė bėrtisja me tė madhe para gjithė botės ē’ndieja nė atė ēast (ndjenjė e cila s’mė ka pushuar deri mė sot).

E dija se duhet tė mesoja shumė gjėra tė reja por mua ēdo gjė e re mė entuziasmonte dhe interesonte pa masė. I falenderohem Zotit pėr gjithēka, pėr faktin qė mė ka udhėzuar gjatė gjithė jetės sime dhe qė mė dha mundėsinė pėr t’u njohur dhe besime tė tjera para se tė pranoja islamin. Islami ėshtė kulmi i rrugės sime nė kėrkim tė sė vėrtetės.

Dita ime (me “D” tė madhe) erdhi nė dhjetor tė 1999-s. Me agjėrimin, faljet dhe veshjen e pėrshtatshme nuk pata problem. Probleme nuk pata as me vendimin pėr tė mbajtur apo jo shaminė myslimane (hixhabin). Thjeshtė e vura njė herė pėr provė dhe qysh atėherė falė Zotit e mbaj gjithmonė. Sigurisht qė i druhesha reagimit tė njerėzve rreth meje, prindėrve apo kolegėve nė punė. Isha pothuajse e sigurtė se prindėrit do tė mė nxirrnin nga shtėpia dhe drejtori do mė pėrjashtonte nga puna. Megjithatė isha e vendosur qė tė bėhej, ē’tė bėhej, le tė bėhej vullneti i Zotit, Ai do tė kujdesej pėr mua spese vetėm Ai e di ē’ėshtė mė e mira pėr mua dhe se duhet t’i falenderohem Atij pėr gjithēka. Falė Zotit, familja dhe kolegėt nė punė mė pranuan pa probleme. Ėshtė shumė e rėndėsishme t’i besosh Zotit 100%, sepse Ai e di ē’ėshtė brenda nesh, ēfarė mendojmė, si dhe sa sinqerisht i lutemi Atij dhe se tek Ai gjejmė mbėshtetje. Ai na ndihmon gjithmonė sepse e di ē’ėshtė pėr ne mė e mira. Me pranimin e fesė islame, udha jonė nuk mbaron por veēse fillon. Duhet tė pėrpiqemi tė mbledhim sa mė shumė informata dhe tė jemi myslimanė sa mė tė devotshėm.

Njė vit pasi pranova islamin u njoha me burrin tim, pėr tė cilin i falenderohem Zotit edhe sot e kėsaj dite. Ai ėshtė njė person me tė cilin merrem vesh jashtėzakonisht mirė, ėshtė i kuptueshėm, i durueshėm dhe prej tij kam mėsuar shumė gjėra jo vetėm mbi islamin por edhe mbi mėnyrėn sesi tė jetosh me islamin. Mė mėsoi tė jem e durueshme, tė njoh gabimet e mia, tė jem e lumtur me pak dhe tė mos shqetėsohem pėr ēėshtjet sipėrfaqėsore tė kėsaj bote dhe t’i jem mirėnjohėse Zotit pėr gjithēka.

Kurrė nuk jam penduar qė jam martuar me tė edhe pse nė fillim nuk njiheshim pothuajse fare. Mė propozoi qysh ditėn e tretė pas njohjes sonė. E dija se ai ishte personi i duhur pėr mua sepse nė atė moment ndjeva atė ndjenjė qė pata kur pranova islamin. Disa muaj pas dasmės, burri im mbrojti diplomėn dhe sė bashku morėm rrugėn nė vendin tim tė ri, Kuvajtin. Disa javė para ceremonisė sė dorėzimit tė diplomės familja e burrit tim erdhi nė Sllovaki, ku jetuam sė bashku. Ata janė njerėz tė mrekullueshėm dhe mua mė pritėn, falė Zotit, krahėhapur.

Nė Kuvajt mora pjesė nė disa leksione tė dijetarėve tė njohur si p.sh. Jusuf Estesi nga SHBA, tė organizuara nga IPC (Islam Presentation Committee – Komiteti i Prezantimit tė Islamit) nė Kuvajt. Tek IPC ndoqa dhe mėsime mbi fenė islame.

Nė Kuvajt mėsova shumė mbi islamin dhe pėr kėtė mė ndihmoi shumė familja e burrit, pėr tė cilėn islami ėshtė mėnyra e jetesės. Me burrin ramė nė ujdi qė tė krijonim pak hapėsirė kohore para se tė lindnim fėmijėn e parė, pasi isha mjaft e re dhe se ishte e nevojshme qė mė parė tė dija mė tepėr pėr islamin, pėr jetėn nė Kuvajt, gjuhėn, etj. Mendoja se me fėmijė tė vogėl nuk do e pėrballoja dot. Tani e kuptoj se e kisha gabim. Do ia kisha dalė mbanė, vetėm me pak vonesė. Zoti na dhuroi njė fėmijė tė bukur, njė vajzė qė e quajtėm Aisha, e cila mbush jetėn tonė me gėzim, dashuri tė ndėrsjellė dhe mirėnjohjen ndaj Zotit. Gjithmonė kam menduar se koha e pėrshtathsme pėr tė patur fėmijė ėshtė atėherė kur ta ndiej brenda meje se jam e pregatitur pėr kėtė moment. Zoti na „befasoi“ dhe mė bėri tė ditur se vetėm Ai e di kur ėshtė momenti i duhur pėr ēdo gjė. Bashkė me burrin i jemi Atij jashtėzakonisht mirėnjohės pėr kėtė.

Po e mbyll historinė time me kėto fjalė: le tė na udhėheqė Zoti nė tė gjithė jetėn tonė, t’i besojmė Atij, sepse vetėm Ai e di ē’ėshtė pėr ne mė e mira, t’i jemi Atij gjithnjė mirėnjohės, tė pėrpiqemi tė jemi myslimanė tė devotshėm, t‘i falemi Atij, ta kujtojmė Atė papushim dhe jo vetėm ateherė kur ndodhemi keq. Na dhėntė Zoti fuqi tė mjaftueshme pėr tė qėndruar nė rrugėn e drejtė. Amin!

Motra Aziza (Ummu Aisha)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here