TURPI ËSHTË PREJ IMANIT

0
976

HADITHI:

Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!), ka thënë: “Turpi është prej imanit.”[1]

KOMENTI:

Turpi është një virtyt i cili e shpien njeriun në veprimin e veprave të mira dhe e largon nga veprimi i të këqijave. Pra, është një cilësi shumë e madhe prej cilësive të imamit.

(Turpi është prej imanit), që domethënë; është prej cilësive të imanit, ngase imani është disa degë, siç ka thënë i dërguari, (paqja de bekimi i Allahut qoftë mbi të!): “Imani është shtatëdhjetë e ca, -ose gjahtëdhjetë e ca- degë; më e larta është fjala La ilahe il Allah, ndërsa më e ulta është të largosh një largosh një pengesë nga rruga, edhe turpi është degë e imanit.”[2]

Ai i cili turpërohet posedon një virtyt madhështor, sepse turpi e pengon atë nga gjërat e pahijshme, dhe e bartë të veprojë gjëra që atë e zbukurojnë, ndërsa ai i cili nuk turpërohet, ky është i përmendur na hadithin tjetër: “Nëse s’ke turp, bën çfarë të duash.”

Andaj, turpi është një cilësi madhështore, kush është furnizuar me turp, është furnizuar me shumë mirës.

Ky është turpi, i përshkruar në këtë formë, ndërsa turpi i cili e pengon njeriun nga fjala e vërtetë, apo e pengon atë nga të pyeturit e dijetarëve, ky nuk është turp, por është frikë, paaftësi, nënçmim dhe thyerje, dhe është një virtyt i keq, dhe njëkohësisht është i përçmuar.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I KATËRDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shoën Buhariu me numër (24) dhe Muslimi me numër (36).

[2] E shoën Buhariu me numër (9) dhe Muslimi me numër (35).