Triticum vulgare (GRURI)

0
244
Lëngu nga bima e grurit ndihmon në luftë kundër kancerit

Mund të thuhet që trendi i tanishëm nuk është krejt i ri. Në botë kanë filluar të flasin për efektet shëruese të bimës së grurit që nga viti 1940. Ann Wigmore kishte deklaruar që ishte shëruar nga kanceri me ndihmën e kësaj pije. Pas shërimit, i është dedikuar studimit të kësaj bime shëruese dhe ka shkruar më shumë se 30 libra, duke përfshirë “Eliksiri i jetës” i cili merret me veçoritë çudibërëse të bimës së grurit.

Shkencëtarët janë interesuar për këtë ide dhe kanë kryer studimin i cili vërteton që lëngu i bimës së grurit ka veçori të cilat ndihmojnë në luftë kundër kancerit. Onkologët, po ashtu kanë zbuluar që farat e grurit ngadalësojnë rritjen e tumorit dhe reduktojnë numrin e metastazave.wheat-wallpaper-24053-24715-hd-wallpapers

Përfitimet për shëndetin

Shkencëtarët janë marrë vetëm me veçoritë e bimës së grurit kundër kancerit dhe jo sa efekt të dobishëm mund të kenë në trupin e shëndetshëm. Mirëpo, përbërja e lëngut flet vetë: bima i grurit përmban më shumë se 90 lloje të mineraleve dhe vitaminave që i kërkon trupi i njeriut. “Lëngu i gjelbër” është po ashtu i dobishëm për shkak të aminoacideve, duke përfshirë dhe lysinën, që është përgjegjëse për lëkurën dhe flokët. Përbërja e 70 për qind të bimës së grurit është klorofil, ndërsa struktura e molekulave të klorofilit përkujton hemoglobinën, ashtu që në mënyrë aktive mbron nga radikalet e lira dhe sëmundjet kardiovaskulare. Farat e grurit përmbajnë më shumë se 400 enzime.

Si ta bëni lëngun nga bima i grurit në shtëpi?

Ajo që është e domosdoshme për ju është të rrisni farat e grurit në parvazin e dritares, për çka nuk ju nevojitet ndonjë aftësi e veçantë. Farat e grurit (një filxhan apo gotë) i vendosni në enë me ujë ashtu që t’i mbulojë uji për rreth 3-5 centimetra dhe lërini të qëndrojnë gjatë natës për rreth 12 orë, i mbuloni ose i lini në vend të errët. Mund të bëhen me flluska, shkumë dhe madje edhe t’u vijë era. Nëse ndodh kjo, mund t’i hidhni dhe të filloni përsëri nga e para apo t’i mbillni edhe ashtu, sepse ndodh që mund të mbijnë. Pas mbjelljes prisni derisa të rriten 10-22 centimetra dhe e preni bimën. Pastaj përzieni bimën me pak ujë në blender(grires).

Lengu i perfituar pihet ne esull gjysem ore para ushqimit:10 ml lengu perzihet me 100 ml uje.Per sherimin e kancerit duhet pire deri ne 50ml leng.Pasi te pihet lengu nuk duhet ngren asgje per nje ore.

http://www.youtube.com/watch?v=Ghh8R-u8HeY
http://www.youtube.com/watch?v=8570u1sUlFQ

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here