– Tri vepra që nga madhështia e tyre nuk hyjnë në peshore Ditën e Kiametit janë:
1. Durimi.
Allahu i Madhëruar thotë: “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”. Zumer 10.
Allahu në ajet nuk e përcaktoi sasinë e shpërblimit.
2. Falja e njerëzve.
Allahu i Madhëruar thotë: “Por, atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut”. Shura 40.
Allahu në ajet nuk e përcaktoi sasinë e shpërblimit.
3. Agjërimi.
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Allahu i Madhëruar ka thënë: Çdo vepër e birit të Ademit i takon atij, përveç agjërimit, ai është i Imi dhe Unë shpërblej për të”.
Në hadith nuk është përcaktuar sasia e shpërblimit.
– Ditën e Ringjalljes do të thirr një thirrës: Ku janë ata, që shpërblimi i tyre pa masë është i garantuar nga ana e Allahut? – Afrohen agjëruesit, durimtarët dhe ata që i kanë falur njerëzit.
– O biri i Ademit, agjëro, bëhu i durueshëm dhe fal, se shpërblimi i takon vetëm se Zotit tënd.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU