TRI KËSHILLA NGA SELMAN FARSIU (Allahu e mëshiroftë)
Erdhi një njëri te Selman Farsiu (radijAllahu anhu) për të kërkuar këshillë.
Ai u përgjigj :
-Mos fol !
-E pamundur njeriu sa është gjallë të mos flasë – tha njeriu.
-Nëse flet, thuaje vetëm të vërtetën ose hesht – i tha Selmani.
-Më këshillo edhe më tej – tha njeriu.
-Mos u hidhëro – këshilloj Selmani.
-Por e pamundur është që njeriu të mos hidhërohet ndonjëherë – ta njeriu.
-Nëse hidhërohesh mbylle gjuhën tënde dhe lidhi duart tua – tërhoqi vërejtjen Selmani.
-Vazhdo më tej – u lut njeriu.
-Mos u përziej me njerëz – i tha Selmani.
-Si është e mundur ? Të jetosh me njerëz e të mos kontaktosh me ta ? – pyeti njeriu.
-Atëherë fol drejt dhe ke kujdes për emanetin – përfundojë Selmani.