NJERIU QË I KISHTE MBYTYR 99 VETË
Nga Ebu Seid Sa’d ibn Malik ibn Sinan el-Hudrij radijallahu anhu përcillet se i Dërguari i All-llahut sallaAllahu alejhi e selem ka thënë: “Moti, para jush, ka qenë një njeri që ka vrarë nëntëdhjete e nëntë vetë. Ka pyetur për njeriun më të dijshëm në botë. Atë e udhëzuan te një rahib (i devotshëm i shkretëtirës – izraelit). Shkon te rahibi e i thotë se ka vrarë 99 veta, andaj a ka për të pendim (teube, mëshirë e Allahut dhe falje). Rahibi i thotë se për te nuk ka teube. Ky e vret edhe rahibin dhe me të i plotëson njëqind të vrarët. Pastaj vazhdon të kërkojë nje¬riun më të ditur në botë, e udhëzuan te një dijetar. Ky, pasi e gjen, i tregon se ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet edhe këtë se a ka për të pendim. Dijetari i tha se edhe për të ka teube: “Po! (Por është shumë larg dhe vështirë) Vrasësi e pyeti: “Sa është largësia mes meje dhe teubes?” Dijetari i tha: “Shko në atë vend dhe në atë vend, aty banojnë njerëz të cilët e adhurojnë All-llahun edhe ti adhuroje All-llahun me ta dhe mos u kthe kurrë në vendin tënd, sepse është vend i keq.” Njeriu u nis për në vendin e adhurimit të All-llahut dhe kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja. Atëherë lindi grindja në mes engjëjve të mëshirës dhe engjëjve të dënimit. Engjëjt e mëshirës thanë: “Ai deri këtu ka ardhur i penduar për më¬katet me zemër të drejtuar nga All-llahu i Madhërishëm.” Kurse engjëjt e dënimit thanë: “Asnjëherë më parë nuk ka bërë mire.” Atë¬herë këtyre engjëjve u vjen një engjëll tje-tër në formë të nje¬riut e këta e morën për gjykatës, që të gjykojë se cilët kanë të drejtë. Ky u thotë: “Matni në mes dy vendeve, vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve, e më afër cilit vend të jetë, atij vendi dhe i takon.” Engjëjt e matën hapësirën në mes dy vendeve dhe konsta¬tuan se i penduari ishte më afër vendit që syno-nte (adhurimit), prandaj e morën engjëjt e mëshirës.”
(Muttefekun alejhi)
Në Sahihun e Buhariut është ky transmetim: “Njeriu i pen¬du¬ar ishte më afër vendit të ibadetit vetëm për një pëllëmbë, andaj dhe u llogarit si banor i tij.” Po ashtu, në Sahihun e Buhariut, i shtohet edhe ky citat: “All-llahu u urdhëron disa engjëjve që t’i largohen, kurse disa të tjerëve që t’i afrohen, pastaj i urdhëron që ta masin largësinë në mes dy vendeve, e engjëjt konstatojnë se i penduari është vetëm për një pëllëmbë më afër vendit të teubes dhe ibadetit – andaj iu falën mëka-tet.” Kurse në një transmetim qëndron: “Me gjoksin e zemrën e tij ishte më afër vendit të teubes dhe devotshmërisë.”