TREGIM QË TË LERË PA FJALË!

0
593

O ALLAHU YNË! NA FALË NEVE KUR ANKOHEMI:

Shejh Meshhuri Allahu e ruajt ka thënë: “Më la si detyrë shejhu ynë -imam Albani- Allahu e mëshiroftë që të rishikoja një prej vëllimeve të librit Silsiletu Daife para se ai të botohej.

Më dha vëllimin e pestë të këtij libri, e mora atë me dorë shkrimin e shejhut para se të botohej, por kur e nxora nga qesja fillova të qaja.

Shejhu -Allahu e mëshiroftë- më pyeti: Çfarë ke? Un nuk i fola. Porse shejhu vuri re lotët në sytë e mi.

Shejhu -Allahu e mëshiroftë- e kishte shkruar librin në letra që ishin për dhurata, e në letrat që mbështillej me to sheqeri dhe orizi; ishin letra të kuqe ku njerëzit mbështillnin sheqerin dhe orizin me to.

Shejhu më tha: Merrja disa fije që kisha dhe i vendosja në bojë e më pas i vendosja në letër e në këtë mënyrë e bëja letrën me vija sepse nuk kisha të holla të blija me to letër shkrimi”.