DEFINIMI I SAHABËVE
Sahabeh (الصحابة) është shumës i fjalës sahib (صاحب) e sahabij (صحابي). Sahabi quhet ai që e ka takuar të Dërguarin salallahu alejhi ve selem duke e besuar, si dhe ka vdekur si besimtar. Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë!, ka thënë: “Çdo musliman që e ka shoqëruar Pejgamberin ose e ka parë atë është sahabi (shok) i tij.”
Qëllimi i kësaj është se ka shoqërim (suhbe) të veçantë dhe të përgjithshëm. Në të përgjithshmin futet çdokush që e ka parë të Dërguarin salallahu alejhi ve selem duke e besuar. Prandaj dhe thuhet: shoqërim vjetor, mujor, i çastit, e kështu me radhë. Sahabiu që është veçuar me diç që e dallon prej të tjerëve, cilësohet me atë shoqërim, duke përjashtuar të tjerët që nuk përmenden me të.
Shumë dijetarë kanë thënë: Secili që e ka shoqëruar të Dërguarin salallahu alejhi ve selem është më i mirë sesa ai që nuk e ka shoqëruar fare. Me shoqërim ata kanë arritur gradën që nuk mund ta arrijnë të tjerët me dije e me punë, rrjedhimisht nuk mund ta arrijnë pozitën e tyre, që e kanë arritur me shoqërimin e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem .
Dobi: Thuhet se numri i sahabëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta!, është njëqind e njëzet e katër mijë, i fundit prej të cilëve ka vdekur Ebu Tufejl Amir ibn Vathile El Lejthiu, në vitin 100, ose, siç përmend Muslimi, Allahu e mëshiroftë!, në vitin 120, sipas hixhretit.
Libri Virtytet dhe të drejtat e Sahabeve