A flenë Melaiket dhe Shejtanët?

0
291

A flenë Melaiket dhe Shejtanët? Përsa i përket melaikeve Imam Es-Sujuti thotë: Nuk di për të ndonjë thënie nga profeti -alejhi selam- mirëpo fjala e Allahut: “Ata i bëjnë tespih Allahut ditë e natë dhe nuk lodhen” suretu El-Enbija: 20 tregon se ata nuk flenë dhe merren me madhërimin e Allahut.

Ndërsa për sa i përket Shejtanëve profeti -alejhi selam- e ka mohuar një lloj gjumi dhe e ka pohuar një lloj tjetër. Gjumi i mohuar është gjumi i kajlules ose gjumi i mesditës siç tregon Enesi -radiallahu anhu- se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Flini në mesditë se shejtanët nuk flenë” e transmeton Ebu Nuajmi dhe Taberani dhe e saktëson sheikh Albani.

Ndërsa gjumi i pohuar është gjumi i natës siç tregon Ebu Hurejra -radiallahu anhu- se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Kur të ngrihet dikush prej jush nga gjumi dhe të marrë abdes të fusë ujë në hundë pastaj ta nxjerrë tre herë sepse shejtani fle në hundën e tij” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Ana e jashtme e këtij hadith tregon se ata edhe flenë dhe Allahu e di më së miri të vërtetën.

Dr Abdullah Nabolli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here