Tre muslimanë bëhen “heronj të ditës” në Suedi

0
219

Tre muslimanë në Suedi parandaluan një hajdut i cili u përpoq t’ia vjedh kuletën një gruaje, arsye kjo e cila i bëri ata heronj të vërtetë në këtë vend skandinav.

Madje, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të tre prej tyre u shpallën gjithashtu “heronjtë e ditës” në mediat kombëtare në Suedi.

Bëhet fjalë për Hassan El-Malli (18), Mohamed Kurdiya (17) dhe Yousef Hamid (20), të cilët jetojnë në Helsingborg.

Ata kanë ndihmuar gruan 53-vjeçare suedez, Suzanne Skoglof, kur një hajdut u përpoq për t’i vjedhur një kuletë.

Skogloff ka ndarë historinë e tre djemve në rrjetin social.

“Një personi i panjohur më vodhi portofolin tim pasi kam ngritur paratë nga bankomati në Kullagatan. Kam pasur një tronditje të vërtetë. Në një moment fillova të bërtisja “kapeni hajdutin”. Tre heronjtë dëgjuan thirrjen time për ndihmë. Pastaj ata e ndoqën pa frikë vjedhësin dhe arritën ta kapnin disi. Ata e kapën. Pastaj më sollën portofolin. Hassan El-Malli, Mohamed Yousef Kurdiya dhe Hamid janë heronjtë e zemrës sime”, ka shkruar suedezja.

E mesazhi i saj për këtë ngjarje në rrjetin social u ndanë nga mijëra përdorues të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here