Tragjedia e muslimanëve të Patanit: Të dhunuara e pastaj të vrara‏

Tragjedia e muslimanëve të Patanit: Të dhunuara e pastaj të vrara‏

                                                                                                                 ImageProxy

Patani është një vend musliman në gadishullin malaj, e cila në të kaluarën ishte pjesë e sulltanatit të Malajzisë, dhe tani është nën okupimin brutal nga budistët tajlandez. Në dekadën e fundit, Patani është bërë një vend i xhihadit.

Në përleshje me forcat e mushrikëve pushtues Tai, që nga viti 2004 janë vrarë me mijëra muslimanë dhe ushtarë tajlandezë. Në pamundësi që ti qërojnë hesapet me muxhahidët, ushtria mushrikë shpreh zemërimin dhe “guximin” e tyre ndaj grave të pambrojtura të Patanit. Kjo është historia e tragjedisë së tyre:

Patani nuk është vetëm vend i përgjakur musliman, por vendi ku ju merret nderi i grave muslimane nga ana e ushtrisë budiste tajlandeze, të dërguar nga qeveria e tyre në vendin e xhihadit në Patan. Është e pamohueshme se ushtria Tajlandeze është një ushtri e pamoralshme, kriminele. Ata shpesh i shqetësojnë gratë muslimane kur ato mbeten vetëm pa burra. Në rrugën e natyrshme të vetë ushtarët e korruptuar kacavirren nëpër shtëpitë e tyre, dhe nuk hezitojnë ti ngacmojnë muslimanet, i dhunojnë dhe pastaj i vrasin.

“Kjo ndodh gjatë gjithë kohës. Shumë fëmijë të Patanit nuk e dine se kush janë baballarët e tyre, sepse ata janë produkt i përdhunimit të ushtrisë Tai dhe ushtarëve të pamoralshëm. Nëse mund të themi, ka me qindra fëmijë të cilët nuk i dinë baballarët e tyre, “tha të hënën në mbrëmje më 5 mars Umu Medinah, një përfaqësuese e mislimaneve nga organizata e Bashkuar liberale.

Gratë muslimane të Patanit zakonisht punojnë si mësuese ose punojnë në tharje të peshkut në bregdet. Derisa gratë muslimane në zonat rurale zakonisht punojnë në sektorin e bujqësisë. Por problemi është se ende marrin guxim dhe i ekspozohen një rreziku për shkak te punëve bujqësore.

“Ato janë ende të traumatizuara dhe të brengosura për përdhunime të tjera të mundshme jashtë shtëpive te tyre”, thotë Umu Medine.

Umu Medinah e mërzitshme thotë: “Unë, që përfaqësoj muslimanet e Patanit, i lutem muslimanëve të Indonezisë që vazhdimisht të bëjnë dua për ne. Që (Allahu) ta forcon imanin tonë që ne të vazhdojmë luftën tonë.”

Ajo zbuloi se rreth 5000 të veja dhe jetimë presin ndihmën e muslimanëve. Ata duhet të qëndrojnë në kushtet e vetmisë, pa burrat e tyre / baballarët.

“Bashkëshortët u janë arrestuar. Gratë nuk dinë asgjë rreth tyre. Shumë nga bashkëshortët e tyre janë vrarë. “

Pastaj, një tjetër problem është se këta fëmijë pa baballarë përballen me një kërcënim të ri. Pushtuesit Tai (tajlandez) duan ta shkatërrojnë simpatinë dhe dashurinë e tyre ndaj luftëtarëve të Patanit. Një numëri të madh të fëmijëve u është ofruar drogë. Ata janë duke u mbajtur në karantinë dhe i mësojnë ata që ta urrejnë luftën (xhihadin). Atje ua “pastrojnë trurin” që ta mbështetin qeverinë e Tailandës dhe që ti urrejnë muxhahidët e Patanit.

Umu Medina përfundon: “Ata i mësojnë se “rebelët” janë ata të cilët ua vranë baballarët e tyre. Pra, ne brengosemi se kur ata të rriten do ti urrejnë luftëtarët e Patanit dhe se do të kthehen kundër nesh. Kjo është politikë kthyese kundër njëri-tjetrit. “