Ballina Të tjera Zgjodhem per ju T’i falni njerëzit, që ta pastroni zemrën tuaj!

T’i falni njerëzit, që ta pastroni zemrën tuaj!

Ai që ua fal njerëzve gabimet, ndjen në veten e tij kënaqësi dhe lumturi si dhe i tilli e pastron zemrën në këtë rast nga mllefi dhe hasedi (xhelozia). I tillë ishte babai jonë, Ibrahimi, alejhi selam, Allahu tha për të: “Kur Zotit të vet (Ibrahimi) iu bind me zemër të pastër.” Kuran – Safat 84.

Allahu ka thënë: “Dhe që u falin (të keqen, gabimet) njerëzve.”  Kuran – Ali Imran 134

Gjithashtu i dërguari i jonë i fundit, Muhamedi, salallahu alejhi ue selam, nuk kishte në veten e tij mllef, xhelozi, hidhërim për askë, Allahu e ngriti në grada të larta të moralit. Allahu e lavdëroi profetin Muhamed duke i thënë:
“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!” Kuran – Kalem 4 .