THENIE TE DIJETAREVE PER PENDIMIN

0
246

Pendimi (teube) ka kuptimin: kthim, kurse qëllimi është: të kthehesh nga mëkati.

Disa dijetarë pendimin e definojnë si: keqardhje për mëkatet që i ka bërë në të kaluarën dhe kjo arrihet me dhimbjen që e ndiën në vete.
Disa të tjerë e definojnë si: zëvendësimi i veprave të neveritura me vepra të lavdëruara.

Shejh Abdurrahman Es Seadi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Pendimi i sinqertë, është kthimi tek Allahu dhe largimi nga ato punë të cilat Ai i urren, qofshin të dukshme apo të fshehta dhe kryerja e atyre punëve të cilat i do, qofshin të dukshme apo të padukshme, si dhe keqardhja e thellë, për gjynahet e kaluara. Pra, lënia e menjëhershme e gjynaheve duke qenë i vendosur se nuk do t’i veprosh më ato.”
“Tejsiru El Latif El Menan khulasatu – Tefsir el Kuran” f. 482.

Omer ibën Hattabi dhe Ubëj ibën K’abi kanë thënë:
– “Pendimi i sinqertë është të pendohet prej mëkatit e pastaj të mos kthehet në të ashtu siç nuk kthehet qumshti në gjire.”

Hasan Basriu thotë:
– “Të ndiej keqardhje për atë që ka kaluar, i vendosur për të mos kthyer në to.”

Kelbij ka thënë:
– “Të kërkoj falje me gjuhë, të ndiej keqardhje me zemër dhe të ndalet nga mëkatet me trup.”

Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!):
“Njeriu nuk meriton të quhet i penduar derisa të heqë dorë e të pendohet sinqerisht prej dymbëdhjetë llojeve të gjynaheve, e ato janë:
1. Kufri (mohimi i Zotit);
2. Idhujtaria;
3. Dyfytyrësia;
4. Imoraliteti;
5. Mosbindja;
6. Armiqësia (harbutllëku);
7. Punët e pista;
8. Rrugaçllëqet;
9. Tradhtia;
10. Ligësia;
11. Të folurit për Allahun pa patur dituri;
12. Mospasimi i rrugës së besimtarëve (të parëve tanë të mirë).”
“Medarixh es selikin”, Vëll. I, f. 375.

Po ashtu ai ka thënë: ““Si pasojë e gjynaheve, njeriu përjeton disfata të shumta, siç do të ishte:
– mungesa e suksesit, dobësimi i logjikës, mosdallimi i së vërtetës, prishja e zemrës, dobësimi i kujtesës, humbja e kohës, braktisja e njerëzve, ndjenja e vetmisë dhe largimi i njeriut nga Zoti, mosplotësimi i lutjeve, ashpërsia e zemrës, humbja e begatisë së pasurisë dhe jetës, mospërvetësimi i diturisë, veshja e rrobës së nënçmimit, përçmimi prej armikut, ngushtësia e kraharorit, të sprovuarit me shoqëri të keqe të cilët e prishin zemrën dhe e zënë kohën, brengosja, mërzitja dhe plogështia e pareshtur, jetesa e vështirë, pesimizmi etj. Shkujdesja ndaj përmendjes së Allahut është padyshim pjellë e gjynaheve, ashtu siç të korrat janë rezultat i ujitjes, ndërsa zjarri rezultat i lëndës djegëse. Krejt e kundërta e kësaj arrihet duke i kryer dispozitat e fesë e duke u përkujdesur për adhurimet.”
Fevaidu el fevaid” f. 462.

Shejh Abdurrahman Es Seadi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Pendimi i sinqertë, është kthimi tek Allahu dhe largimi nga ato punë të cilat Ai i urren, qofshin të dukshme apo të fshehta dhe kryerja e atyre punëve të cilat i do, qofshin të dukshme apo të padukshme, si dhe keqardhja e thellë, për gjynahet e kaluara. Pra, lënia e menjëhershme e gjynaheve duke qenë i vendosur se nuk do t’i veprosh më ato.”
“Tejsiru El Latif El Menan khulasatu – Tefsir el Kuran” f. 482.

O Zoti yne! na e lehtëso çdo gjë që na afron te Ti së bashku me faljen në të dy boterat, me mëshirën Tënde, o më i Mëshirshmi Mëshirues!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here