KUJDES GJUHEN ME TE TJERET

0
164

Ebu Hurejrah, radiAllahu anhu, transmeton se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) tha:
– ”Kush beson Allahun dhe Diten e Fundit, le te flase mire ose le te heshte”.
Buhariu dhe Muslimi.
Ky hadith, per te cilin dijetaret kane rene dakord per vertetesine e tij, eshte prove e qarte se personi nuk duhet te flase, perveç kur e folura e tij eshte e mire dhe kur e folura e tij ka me shume perfitim. Keshtu, nese dikush eshte ne dyshim se nese e folura e tij eshte me perfitime, atehere ai nuk duhet te flase.

Imam Shafi’i, rahimehullah, tha:
– ”Kur dikush deshiron te flase, atehere eshte detyre e tij te mendoje para se te flase. Nese ka diçka me vlere ne ate qe ka per te thene, atehere mund te flase; nese ka dyshim rreth asaj, atehere nuk duhet te flase derisa ta sqaroje dyshimin e tij”.

Ebu Hurejre radiAllahu anhu, transmeton se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thene:
– ”Me te vertete robi do te flase nje fjale duke mos patur kujdes dhe per shkak te saj do te hidhet ne zjarr te xhehennemit, nga nje largesi sa lindja e perendimi”.
Buhariu dhe Muslimi.

Ebu Musa el-Esh’ari, radiAllahu anhu, transmeton:
– ”O i Derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) cili nga muslimanet eshte me i mire?”
– Ai u pergjigj:”Ai, nga gjuha dhe dora e te cilit muslimanet jane te sigurte”.
Buhariu dhe Muslimi.

Sufjan ibn Abdul-lah, radiAllahu anhu, transmeton se ai ka thene:
– ”O i derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) me thuaj mua nje gje qe ta kapem fort pas saj”.
Ai tha:”Thuaj: Besoj ne Allahun dhe qendro i forte (ne kete)”.
Une i thashe:”O i derguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) cila eshte gjeja më me rendesi qe duhet t’i frikesohem nga vetja ime?” Keshtu, ai e kapi gjuhen e tij dhe tha:
”Kete”.
Sahih et-Tirmidhi, Ibn Maxheh dhe Ahmedi

Abdullah ibn Amr ibn As, radiAllahu anhu, transmeton se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thene:
– ”Kush hesht, ai eshte i shpetuar”.
Sahih et-Tirmidhi, ed-Darimi dhe Ahmedi.

Allahu na mundesofte ti ruajme gjuhet tona!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here