DISA HADITHE PER PENDIMIN

0
264

Ne nje hadith kudsi, transmetohet se Allahu subhanehu ue teala, thote:
– ”O roberit e Mi, ju gaboni gjate nates dhe dites, a Une i fali mekatet te gjitha, prandaj me kerkoni t’ua fal mekatet se Une i fali.”
(Transmeton Muslimi)

Transmetohet se Ebu Tavili (një njeri nga Kinde), ka pyetur të Dërguarin salallahu alejhi ue selem:
– “O Resulullah! Një njeri i ka vepruar të gjitha mëkatet e mundshme, e nuk ka lënë prej tyre asgjë pa vepruar, nuk ka lënë pa ua ndërprerë rrugën haxhinjëve duke shkuar në haxh dhe as duke u kthyer, e a ka për këtë teube (pendim)?
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “A e ka pranuar Islamin?
– A e ka thënë: Unë dëshmojë se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet përveç Allahut i Cili është pa rival, dhe dëshmojë se ti je rob dhe i Dërguari i Allahut.
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Po vepron të mira, i braktisë të këqijat, ndërsa Allahu subhanehu ue teala, të gjitha këto i shndërron në të mira.
– Ai tha: A edhe të shëmtuarat dhe të këqijat, o i Dërguari i Allahut?!
– Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, tha: Po.
– Ai tha: Allahu Ekber.
Dhe nuk ndërpreu duke e shprehur këtë derisa u largua.” (Transmeton Muslimi)

Transmetohet nga Enes bin Maliku se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
– ”Kur Allahu ia do të mirën një robi, e nxit të punojë për Të.”
– Thanë (sahabët): ”Po si e nxit?”
– Tha: ”Ia bën të mundur të punojë punë të mira para vdekjes.”
(Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu)

Allahu na i falte mekatet dhe na mundesofte pendimin e sinqerte!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here