Thënie dhe shembuj nga përvojat e popujve

Thënie dhe shembuj nga përvojat e popujve

Nëse të grumbullohen problemet e punët të radhiten njëra pas tjetrës mos u merakos.

Robert Louis Stevenson shkruan: “Çdo njeri ka mundësi ta kryejë punën e tij për një ditë, sado e rëndë që të jetë, dhe secili ka mundësi të jetojë i lumtur deri sa të perëndojë dielli, ky është kuptimi i fjalës jetë.”

Një mendimtar tjetër thotë: “Jeta jote është vetëm një ditë, sepse e djeshmja iku dhe e nesërmja akoma s’ka ardhur.”

Stephen Leacock shkruan: “Foshnja thotë: kur të bëhem si fëmijë. Fëmija thotë: kur të bëhem i rritur, e kur të rritem martohem. Mirëpo ç’ka pas martesës? Ç’ka pas të gjitha këtyre periudhave? Atëherë ndryshon të menduarit përreth dhe thotë: Kur do të bëhem Plak që të marr pensionin. Shikon pas vetes jetën që mbaroi dhe nuk sheh asgjë, pos erë të freskët me zë të butë që thotë: E humbe jetën tënde që për të u linde dhe të gjitha minutat e
saj. Ne mësojmë, kështu, pas kalimit të kohës dhe kur bëhet shumë vonë, se jeta jonë jetohet çdo minutë e çdo orë të ditëve tona.”

Njëri nga të parët tanë thonte: “Keni kujdes nga fjala ‘do të’ sepse kjo fjalë ka bllokuar shumë mirësi dhe ka vonuar shumë përmirësime.”

Filozofi francez, Montaigne, thotë: “Jeta ime ishte e mbushur me fatkeqësi dhe kurrë nuk më mëshiruan.”

Unë them: Këta ishin ata që s’e kuptuan qëllimin e krijimit të tyre në këtë botë, edhe pse ishin të mprehtë e kishin njohuri të thella. Ata nuk u udhëzuan me këtë mençuri që patën në udhëzimin e Allahut [xh.sh.], me të cilin dërgoi të Dërguarin e Tij, Muhammedin [s.a.v.s.]: “Ne e udhëzuam atë (njeriun) në rrugë të drejtë, e ai do të jetë mirënjohës ose përbuzës”(Kur’an 76:3).

Një poet i madh italian ka thënë: “Mendo mirë për këtë ditë se ajo s’Iind përsëri.”

Por më bukur dhe më e plotë se kjo thënie është hadithi: Fale namazin sikur të jetë lamtumirës për ty.” Ai qe i ve këto thënie në zemrën dhe gjuhën e vet sikur të mos jetonte më pas ditës së sotme, ripërtërin pendimin, përmirëson veprat dhe përpiqet që me sa më tepër kujdes ta kryejë adhurimin ndaj Zotit të vet dhe të pasojë rrugën e Muhammedit [s.a.v.s.].
Xhamite e Tiranes