Ballina Të tjera Zgjodhem per ju Tenton të bllokojë tështimën, thyen hundën

Tenton të bllokojë tështimën, thyen hundën

Të mbyllësh gojën dhe hundët në momentin që tështin, nuk këshillohet nga mjekët.

Një 34-vjeçar britanik është shembulli i duhur se përse nuk duhet bërë kjo.

Mjekët e një spitali në Leicester u habitën me rastin e 34-vjeçarit, emri i të cilit nuk bëhet publik. Ai u paraqit në urgjencë me hundën e thyer.

Menjëherë pyetja e parë që doktorët i bënë ishte nëse ishte goditur me grusht, por përgjigjja që morën i habiti.

34-vjeçari rrëfeu se hundën e kishte thyer duke dashur të ndalojë një tështimë.

Source link

Mesazhi