Home Të tjera Zgjodhem per ju Tek Zoti lini amanetet

Tek Zoti lini amanetet

Një ditë më erdhi lajmërimi se janë gjetur dy fëmijë, njëri pranë një xhamie në Meke, ndërsa tjetri në Xhiddeh. U shtua shumë numri i fëmijëve në shpinë e fëmijëve në Meke, saqë nuk mund të pranonim më fëmijë në të.

Në këtë periudhë u lehtësuan heshtjet në shtëpinë e fëmijëve në Xhiddeh dhe na u mundësua që fëmijët e Mekës t’i kalojmë në Xhiddeh. Punonjësit e shtëpisë së fëmijëve në Xhiddeh panë që fëmija i cili erdhi nga Meka kishte një ngjashmëri tepër të madh me njërin nga fëmijët që ndodheshin në shtëpinë e fëmijëve aty në Xhiddeh.

I hapem letrat, regjistrat e fëmijëve dhe pamë se të dy fëmijët ishin gjetur në të njëjtën ditë, dhe afërsisht në një diferencë kohe prej dy orësh mes njeri tjetrit. Njëri prej fëmijëve e kishte akoma kartën e numrit të tij të varur tek këmba. U kthyem tek spitali dhe pamë numrin e tij.

Gjetëm se ky fëmijë ishte binjak me një tjetër. Ndërsa nëna e tyre ishte larguar nga spitali bashkë me burrin e saj. Morëm disa të dhëna nga dokumentet e tyre si: aktin e martesës, adresën e nënës, duke qene se ajo nuk ishte Saudiane. Kërkuam nga spitali që t’u bënin disa analiza fëmijëve, kur pamë!! Çudia ishte se të dy fëmijët e kishin të njëjtë me njëri tjetrin, dhe përputheshin me njëri tjetrin. Bëmë edhe analizën e ADN-së dhe pamë se edhe ajo përputhej.

Kërkuam nënën e tyre, dhe gjetëm një vajze e cila banonte me nënën e saj që ishte paralizuar, dhe kjo vajze ishte e vetmja e saj. Zbuluam se nëna e saj e kishte martuar atë me një burrë nga vendi i saj, që punonte në Meke, për shkak se nuk kishte kush të kujdesej për to.
E pyeta vajzën: A nuk ke fëmijë? Tha: Po kam lindur dy binjakë. E pyeti: Ku janë ata? Tha: I mori babai i tyre që t’i bënte synet dhe nuk ktheu më. Tha: Kam kërkuar burrin tim, por nuk e kam gjetur. Ai e ka mbyll edhe telefonin.

Zbuluam se babai i fëmijëve ishte larguar nga vendi. Pastaj e lajmëruam nënën se fëmijët ishin tek ne. Kur erdhi për t’i parë fëmijët qante dhe bërtiste. Thoshte: Fëmijët e mi… fëmijët e mi!! U munduam ta qetësonim. Nuk mundi të ulej në karrige, u ul për toke. Kam dëshmitar Allahun se nuk mbeti njëri në atë mexhlis vetëmse qau për të qarën e saj. Çudia ishte se fëmijët u ulen në prehrin e saj me qetësi dhe me ngrohtësi. Mbasi e mori veten e pyeta:

Pash Allahun si e ke lutur Allahun qe t’i ka ruajtur fëmijët e tu dhe t’i ktheu ata ty? Tha: Kur i mori ata babai i tyre për t’i bërë synet, thashë: Ju lë amanet tek Allahu, tek Ai i Cili nuk humbasin amanetet! Mbasi u vonuan dhe burri im e mbylli telefonin, mendova se ai bashkë me fëmijët është arratisur në vendin tonë, dhe i lutesha Allahut: O Ti që e ke bashkuar nënën e Musait me dy djemtë e saj, më bashko edhe mua me fëmijët e mi. Qaja me të madhe duke iu lutur Allahut. Nuk e dija se ky baba ishte kaq zullumqar saqë t’i hidhte fëmijët nëpër xhami në dy qytete të ndryshme. I thashë: Allahu nuk të ka kthyer duarbosh. I ka ruajtur ata. Dhe të ka qetësuar ty me ta. U largua nena njëzet vjeçare me fëmijët e saj.

Duke mos e besuar atë që kishte ndodhur.

Kush i mbështet Allahut, Allahu nuk e kthen atë duarbosh. Kjo grua pa pushtet nuk arriti të ankohej. Tek politikanët nuk beri asgjë, e vetmja gjë që bëri ishte lutja, qarja dhe namazi! Vetëm iu drejtua Allahut me zemër dhe nijet të sinqertë, me besim të fortë dhe me bindje të madhe tek Allahu.

E dëgjoi atë Mbreti i mbretërve dhe bëri që për të, të lëvizin ushtarët e Tij në tokë që t‘ia kthenin asaj fëmijët e saj.!! O Zot mos na bëj të mbështetemi tek dikush tjetër përveç Teje. Tek Ti mbështetemi dhe tek Ti është kthimi jonë.
Tek Zoti i lini amanet, fëmijët tuaj të nderuar!!

Previous articleKy eshte ISLAMI per te cilin duhet te jemi krenar
Next articleNjë shkencëtar gjerman vërteton një mrekulli Kuranore