Në një nga universitetet profesori i pyeti nxënësit e tij dhe ju tha: ‘Nëse mbi një dru janë katër zogj dhe tri prej tyre vendosin të fluturojnë. Sa zogj mbeten mbi dru?!
Të gjithë njëzëri u përgjigjën ‘një’. Përveç njërit i cili i kundërshtoi të gjithë dhe tha se zogjtë e mbetur janë katër! Të tjerët mbetën të habitur nga përgjigja e tij!
Profesori e pyeti se si arriti deri në këtë rezultat?
Ti thave se ato ‘vendosën’ dhe nuk thave ‘fluturuan’, dhe marrja e vendimit nuk nënkupton zbatimin e vendimit – u përgjigj nxënësi!
Dhe me të vërtetë përgjigja ishte e saktë!
Ky rrëfim ta përshkruan shkurtimisht jetën e disa personave!
Në jetën e tyre gjen shumë fjalë të mira dhe pretendime, i sheh të sillen si yje nëpër mexhlise dhe në mesin e shokëve të tyre, mirëpo në jetën e tyre reale nuk janë të tillë.
Shumica janë ata që flasin, por pak janë ata që veprojnë!
‘Të marrish vendim’ është gjë dhe ‘të veprosh’ është gjë tjetër.