RRËFIMI PËR GURIN DHE THESARIN!

0
197

Pas përfundimit të një muaji martese, nëna e buzëqeshur i thotë gruas së djalit të saj: Për një muaj arrite që birin tim ta bësh të jetë i rregullt në faljen e namazit në xhami! Ti arrite që ta realizosh brenda tridhjetë ditëve atë që unë dështova për tridhjetë vite!! Duke folur edhe sytë iu mbushën me lot!

Gruaja e të birit ia kthehu duke i thënë: Nëna ime, a ke dëgjuar për tregimin e gurit dhe thesarit!!
Rrëfehet për një gurë se ishte i madh dhe i pengonte njerëzit ta kalojnë rrugën dhe ndërkohë paraqitet vullnetarisht një njeri për ta copëtuar dhe larguar nga rruga!

U përpoq ta copëton dhe i ra gurit 99 herë me sakicë dhe në fund u lodh! Ndërkohë pranë tij kalon një njeri dhe kërkon nga ai t’i ndihmon! Ky i fundit e mori sakicën dhe i ra gurit të madh dhe me herën e parë e copëtoi!

Ajo më e çuditshmja ishte se nën gurin kishte qenë një qyp me ari! Ai që e copëtoi gurin tha se kjo pasuri është e imja, sepse unë e copëtova gurin!! U zunë mes tyre dhe u dashtë që të ndërhyn gjykatësi të gjykon.

I pari tha: Duhet të me jep diçka nga thesari, sepse unë i rashë 99 herë deri sa u lodha!

Tjetri tha: Thesari është i imi, sepse unë e copëtova!

Gjykatësi u përgjigj: Të parit i takon 99 pjesë nga thesari, dhe ti që e copëtove e meriton vetëm se një pjesë!! Po të mos ishin 99 herët e tij, nuk do të copëtohej guri në të qindtën herë!
Kjo meriton të meditohet!.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here