Eshtë pytur shejh Shenkiti Allahu e ruajt:
Me çfar na këshilloni te angazhohemi gjate pritjes se koheve te adhurimit?
Tha:
Angazhimi më i mirë ne këo kohë të është “istigfari” kërkimi i shpesht i faljes, sepse gjynahet robin e privojnë nga suksesi!!
Nëse robi e obligon zemrën e tij me istigfar, atehere është pastruar.
Nëse ka qenë i dobët, atehere është forcuar.
-Nëse ka qenë i sëmurë, atehere është shëruar.
Nëse ka qenë i sprovuar, atehere është falur.
Nëse ka qenë i lëkundur, atehere është udhëzuar.
Nëse ka qenë i shqetësuar, atehere është qetësuar.
Istigfari është siguria më e madhe e ngelur tek ne mbas Profetit(alejhi salatu ue selam).
Ibn Kethiri thotë:
” Ai i cili cilësohet me këto cilësi, pra, me cilësin e istigfarit, Allahu ja lehtëson atij gjetjen e rriskut, ja lehtëson atij çeshtjet, e mbron dhe e forcon.
Meditoni fuqinë e kësaj thënie të cilën e ka thënë Omer Ibn Hatabi (Allahu qoftê i kënaqur prej tij).
” Nësë zbret rufeja nga qielli nuk e dëmton kërkuesin e faljes.”
️I kërkoj falje Allahut të Madhëruar i Cili nuk ka të adhuruar me të drejte përveç Tij, i Gjalli përgjithmonë, Mbikqyrës i çdo gjëje, aq sa është numri i krijesave të Tij, dhe aq sa dëshiron Ai, po aq sa është i bukur Arshi i Tij dhe sa ngjyra e pasosur (e pafund) për t’i shkruar Fjalët e Tij./xhamiambret/