FJALA E PARË QË ADEMI ALEJHI SELAM DEGJOI NGA ALLAHU

0
304

Shpirti filloi t’i jepej Ademit [alejhis-selam] nga koka. Me t’i hyrë në kokë, Ademi [alejhis-selam] teshtiu. Melekët i thanë: Thuaj: “Elham du lil-lah” dhe Ademi [alejhis-selam] tha: “Elhamdu lil-lah” Atëherë vetë Zoti i tha: “Rahimeke rabbuk” (Të mëshiroftë Zoti yt). Fjala e parë që Ademi [alejhis-selam] dëgjoi nga Zoti i tij ishte mëshira. Ai njeri që fillon dhe i forcon lidhjet e tij me Zotin, do e ndiejë mëshirën e Tij më të pranishme në jetën e vet. Nëse ke pasur mosmarrëveshje me prindërit, do të shohësh që zemra e tyre do të fillojë dhe do të zbutet, derisa të kënaqen me ty. Nëse ke pasur probleme me drejtorin në punë, do shohësh që do të fillojnë të zgjidhen, pasi të forcosh lidhjet me Zotin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here