Home Zgjodhëm për ju. A e dini se Njerëzit ndahen në dy grupe: mëso në cilin...

A e dini se Njerëzit ndahen në dy grupe: mëso në cilin grup je ti

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Njerëzit ndahen në dy grupe:

-Ose Pala e Allahut

-Ose pala e shejtanit.

Të gjithë krijesat nuk dalin nga kjo ndarje; ose do jenë nga Pala e Allahut ose do jenë nga Pala e shejtanit.

Allahu Lartësuar thotë: “Ata janë Pala e Allahut dhe, vërtet që Pala e Allahut do të jetë fituese.” El-Muxhadileh, 22

Dhe thotë: “Ata janë pala e shejtanit; në të vërtetë, pala e djallit janë humbësit.” El-Muxhadileh, 19

Nisur nga kjo është detyrë për muslimanët në çdo kohë dhe vend që ta forcojnë lidhjen e tyre me Allahun e Lartësuar dhe t’i përmirësojnë marrëdhëniet e tyre me Të. Derisa Allahu të jetë me ta në qëndrimet e tyre përballë armiqve dhe t’u dhurojë atyre fitore dhe ndihmesë. Kjo është e lehtë për çdo kënd që Allahu ia bën të lehtë atij. Porse kjo ka nevojë për besim (të fortë), ka nevojë për bërjen e veprave të mira, ka nevojë për mësimin e dijes së dobishme, e cila ndriçon shikimet (në njohjen e të saktës dhe të vërtetës) dhe i bën të qëndrueshme zemrat. Ashtu siç ka nevojë dhe për përgatitje.

Min Ahkamil-Kuran vëll. 2

Përktheu: Unejs Sheme

Previous articlePërfitimet e mëdha të istigfarit
Next articleDita e gjykimit…?