Përfitimet e mëdha të istigfarit

0
267

Përfitimet e mëdha të istigfarit.

Erdhi një person tek imam Hasen el Basrij dhe iu ankua për varfërinë e tij dhe ai i tha: Kërkoji falje Allahut. (Thuaj: ‘Estaghfirullah’ shpesh).
Dhe i erdhi një njeri tjetër e iu ankua se nuk kishte fëmijë. Dhe ai përsëri i tha edhe këtij: Kërkoji falje Allahut.
I erdhi edhe një i tretë dhe iu ankua për thatësinë që kishte goditur tokën e tij. I tha edhe atij: Kërkoji falje Allahut!
Njëri prej të pranishmëve i tha: Çdokujt që të vjen ti i thua: Bëj istighfar?!
Haseni iu përgjigj: Nuk kam shtuar gjë mbi Kuranin. – Dhe lexoi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Dhe u thashë atyre: Kërkojini falje Zotit tuaj, sepse me të vërtetë Ai është Falës i Madh. Iu dërgon juve shi prej qiellit dhe ju ndihmon me pasuri dhe fëmijë, dhe iu furnizon juve me kopshte dhe lumenj” (Nuh)
Për këtë arsye njerëzit e ditur thonë: Kush shikon telashe në jetën e tij, vështirësi, mundime, le t’i jepet istigfarit, të shtojë kërmimin e faljes prej Allahut të Madhëruar.

Shejkh Abdur-Razzak el Bedr, Allahu e ruajtë.

Përktheu Emin Bilali

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here