Super-ushqimet që rregullojnë pasqyrën hormonale

0
196

Nëse keni probleme me hormonet, në vazhdim ju sjellim listën e disa super-ushqimeve, të cilat do t’ju ndihmojnë ta përmirësoni, në mënyrë shumë të shpejtë, pasqyrën hormonale

Brokoli
Brokoli është i pasur me fitokemikale, të cilat pastrojnë organizmin nga format helmuese të estrogjenit, i cili gjendet në ushqimin e përpunuar dhe në pesticide, e me konsumimin e tyre në organizëm shkaktojnë ndryshimet hormonale që rezultojnë me ndryshimin në disponim, depresion dhe moskontrollim të mbipeshës.

Bademi
Bademi është i pasur me mineralet, si magnezi, pastaj me vitamina B6, kalcium dhe kalium, e të gjithë këta së bashku rregullojnë metabolizmin dhe disponimin, ndërsa sugjerohet të konsumoni rreth 20 badem në ditë, sidomos atëherë kur ju kaplon dëshira për ëmbëlsira. Bademi shuan këtë dëshirë e nuk do ta rrisni nivelin e sheqerit në gjak.

Salmoni
Ky lloj i peshkut është u pasur me aminoacidet Omega-3, të cilat ekuilibrojnë hormonet. Në këtë mënyrë do ta konsumoni edhe dozën proteinave që janë të rëndësishëm, sepse ndikojnë në hormone dhe ndryshojnë punën e trurit. Me salmonin, trupi fiton sasinë e mjeftueshme të nutrienteve, duke ulur dëshirën për sheqer, ul hormonet e stresit.

Perimet e gjelbra
Perimet e gjelbra si lulelakra, pastaj sallata e gjelbër, preshi dhe lakra e Brukselit po ashtu pastrojnë trupin nga helmet e estrogjenit. Me konsumimin e perimeve të gjelbra, të cilat janë shumë të pasura me vitamina e po ashtu edhe me shumë lloje të mineraleve. Pakësojnë nivelin e hormonit të kortizolit, duke forcuar pasqyrën e gjakut.

Frutat e malit
Frutat e malit e ndihmojnë trupin në largimin e estrogjenit helmues, i cili ndikon në ndryshimin e disponimit dhe në mbipeshë, pastron traktin tretës dhe forcon mëlçinë. Përmbajnë pak sheqer, që i bën shumë të shëndetshme, pasi që ushqimet me shumë sheqer shkaktojnë ndryshime hormonale, që shkaktojnë mbipeshë dhe stres në organizëm.

Lakra turshi
Lakra turshi janë perime të pasura me probiotikë, që kanë një ndikim të fortë në hormonet, duke i ekuilibruar ato, duke rregulluar disponimin si dhe rregullojnë sistemin tretës. Edhe lakra turshi pastrojnë organizmin njeriut, e sidomos pastrojnë mëlçinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here