Ushqimet e dëshmuara për forcimin e imunitetit

0
261

Imuniteti është një parakusht për shëndet të mirë dhe jetë të gjatë, prandaj në qoftë se doni ta mbani atë të fortë, bëni ndryshime në mënyrën e të ushqyerit tuaj.untitledp

Në kohën e tashme nuk është e lehtë për të ruajtur sistemin imunitar të shëndetshëm dhe të fortë. Ajri i papastër, ushqim jo i shëndetshëm dhe stresi i tepërt me siguri se lënë gjurmë. Si t’i ndihmojmë organizmit në këtë aspekt?

Gjë e zgjuar është mënyra natyrale – me ushqim! Ekspertët rekomandojnë ushqime të dëshmuara që rrisin sistemin imunitar.

Spinaqi

Spinaqi është konsideruar gjithmonë si një ushqim i shkëlqyeshëm. Spinaqi përmban shumë vitamina të tilla si; vitamina A, B2 dhe B6, e deri te vitaminat C, K dhe E. Gjithashtu, spinaqi është i pasur me antioksidantë, fitonutrientë, proteina, acide yndyrore omega-3 dhe kalcium. Me fjalë të tjera, është ushqim aq i shëndetshëm saqë duhet të jetë pjesë integrale e çdo racioni, njofton “Reuters”.

Arrat

Nuk keni nevojë për të ngrënë gjatë ditës sasi të mëdha të arrave që të siguroni imunitet të fuqishëm, por mjafton vetëm një pjesë e vogël e tyre në ditë dhe efekti do të jetë i dukshëm. Arrat përmbajnë shumë vitamina, acide yndyrore omega-3 dhe vlera të tjera ushqyese që mbrojnë shëndetin e zemrës dhe trurit. Disa studime kanë treguar se arrat ngadalësojnë zhvillimin e sëmundjes së Alzheimer-it dhe Parkinsonit. Ato mund t’i konsumoni në mes të racioneve, kur ju kaplon dëshira për ushqime të imëta.

Bizelet

Bizelet e shijshme janë të shkëlqyeshme, sepse përmbajnë leptinë, e cila ndihmon në zvogëlimin e oreksit. Përveç kësaj, bizelet janë të pasura me vitaminë B, kalcium, kalium dhe acid folik. E gjithë kjo është e mirë për shëndetin e trurit dhe lëkurës, si dhe ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Gjithashtu, bizelet janë të mira në parandalimin e sulmit në tru, prandaj duhet për t’i ngrënë më shpesh, kështu që rekomandohen si një pjatë e dytë në vend të patateve, duke ju bërë që për një kohë të gjatë të ndiheni të ngopur.

Salmoni

Salmoni është ushqim shumë i shëndetshëm dhe veçanërisht rekomandohet salmoni i egër që ka më shumë vlera ushqyese. Salmoni është një burim i madh i proteinave, vitaminës D dhe kompleksit të vitaminës B, si dhe acideve yndyrore omega-3. Dëshmitë shkencore sugjerojnë se salmoni mbron nga kanceri, sëmundjet kardiovaskulare, depresioni dhe një sërë sëmundjesh të tjera. Duhet të konsumohet të paktën një herë në javë dhe në qoftë se keni mundësi, përdorni salmon të egër.

Boronicat

Përveç se janë të shijshme, boronicat janë plot fitokemikale që përdoren kundër sëmundjeve të ndryshme. Po ashtu, boronicat përmbajnë flavonoide dhe fibra të tretshme, të cilat mund të ndihmojë në luftën kundër sëmundjeve të rënda si kanceri, diabeti, sëmundjet e zemrës, ulcerat në stomak dhe presionit të lartë të gjakut. Boronicat zvogëlojnë nivelin e kolesterolit të keq në trup, prandaj është mirë të konsumohet si një ëmbëlsirë në vend të atyre jo të shëndetshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here