Specat e kuq kanë vitaminë C me shumë se çdo ushqim tjetër. Vitamina C është tepër e nevojshme në verë, pasi ndihmon rigjenerimin e lëkurës. Ajo është e domosdoshme për formimin e kolagjenit i cili gjatë verës, nën rrezet e diellit, është më i ekspozuar të humbasë strukturën e tij dhe të vështirësojë elasticitetin e lëkurës duke nxjerrë në pah edhe deformime si celuliti.
Sugjerime:
• Speca të kuq në tenxhere me pak ujë, pak uthull, pak vaj ulliri dhe hudhra
• Fije specash të kuq nëpër sallata të freskëta shtojnë vlerën ushqyese të saj dhe i japin larmi ngjyrash.
• Sallatë me fasule dhe speca të kuq ndihmon absorbimin e hekurit që përmbajne fasulet, nga organizmi ynë.