Speca të pjekura me djathë e vezë

0
534

Përbërësit

sipas deshires Speca te fresket
i fresket i bute djathë
3 vezë
1 luge ajkë e thartë (shmant,pavllake)
kripë
piper i zi
hudhëra pluhur
vegete
1 luge miell misri ose prezle(therrime buke)

Hapat

1
Specat i pastrojme,largojme bishtat dhe farat dhe ndajme pergjysem.

2
Specat i radhisim me gjysmat te kthyera ne larte,ne tave qelqi zjarrerezistente,te lyer me vaj ulliri ose tjetr lloje vaji.

3
Persiper qesim hudher pluhur,vegete,piper te zi,krip, dhe pjekim ne 200 grade per 10-15 minuta.

4
Pastaj nxjerrim taven nga zjarri,shtojme feta djathi te bute ne secilin gjysem speci, dhe kthejme prap ne furre derisa djathi te shkrihet ose te zbutet mire.

5
Prap nxjerrim taven nga furra,pluhurosim me pak miell misri dhe vezet e tundura me ajken e tharte.

6
Taven e kthejm edhe per disa minuta ne furre derisa te rreshket pak persiper
kuzhinashqiptare.com