A jeni të shqetësuar për pikat e zeza në fytyrën tuaj? Mbase keni provuar disa kura të shitura në treg, por pa patur efekt të dukshëm. A po kërkoni për një zgjidhje më pak të kushtueshëm dhe më shumë efektive? E pra, mos u lodhni më tej, pasi zgjidhja gjendet në kuzhinën tuaj. Pikat e zeza prodhohen nga prodhimi i tepruar i melaninës në trupin e njeriut. Ata me një ton të errët të lëkurës janë më të prirur ndaj këtij problemi.
Pikat e zeza be fytyrë shkaktohen nga:
• Ekspozimi ndaj dritës së diellit
• Inflamacioni i lëkurës
• Disbalanca hormonale
• Shtatzënia
• Melasma
Kurë në kushte shtëpiake 1
Nëse ka një artikull në shtëpi që ka efekt, është lëngu i limonit. Kur aplikohet në lëkurë, lëngu i limonit mund të shkaktojë ndjesi djegieje, por është shumë efektiv në heqjen e njollave të zeza. Ka disa kura në kushte shtëpiake që mund të provoni: Merrni 4 lugë ajkë qumështi. Ajka, funksionon ashtu si lëngu i limonit, por nuk shkakton ndjesi djegieje. Përzieni 2 lugë lëng domate të freskët në të. Aplikojeni në fytyrë dhe lajeni atë pas 15 minutash.
Kurë në kushte shtëpiake 2
Merrni 1/2 filxhan tërshërë dhe thajeni. Merrni 3-4 lugë lëng limoni. Përziejini përbërësit për të bërë një pastë dhe aplikojeni atë në fytyrë. Pas tharjes, hiqeni me një leckë të njomur me ujë të ngrohtë ose thjeshtë lani me ujë të ngrohtë. Përdorni këtë maskë fytyre të paktën një herë ose dy herë në javë.
Kurë në kushte shtëpie 3
Bajamet bëjnë mrekulli në kujdesin për lëkurën. Hidhni 8-19 bajame në ujë, lërini brenda gjatë natës, zhvishjani lëkurën dhe bluajini ato. Pastaj shtoni 1 lugë çaji pluhur nga druri i sandalit dhe 1/2 lugë çaji mjaltë. Përziejini përbërësit sa të formoni një tip paste.
Aplikojeni në fytyrë, lëreni të veproj për 30 minuta dhe pastaj lani fytyrën me ujë të ngrohtë.
Disa këshilla për pikat e zeza në fytyrën tuaj:
•Aplikoni feta patateje (që gjithashtu zvogëlon rrathët e zeza)
•Aloe Vera
•Vaj Vitamina E
•Pulpa papaja
•Qumësht
Dhe mos harroni, është thelbësore që të mbani një dietë të balancuar dhe ushqyese për një lëkurë rrezatuese dhe të shëndetshme.
©gatuajshendetshem
perktheu /i.c./