Â
Sot u formua koalicion i ri islamik i quajtur Ushtria e Islamit. Megjithatë, nuk ka ende shumë detaje rreth kësaj aleance të re, por me besueshmëri dihet se koalicioni u formua me bashkimin e 43 brigadave dhe njësiteve.
Zaman Alwasl raporton se Ushtrinë e Islamit, e formoi familja Alloushi nga  Dume në lindje të Damaskut. Udhëheqësi i Ushtrisë së Islamit është Zahran Alloush djali i dijetarit islamik Muhamed Alloushi i cili jeton në “Arabinë Saudite”.
Zahran Alloushi ishte në burgun e regjimit që nga viti 2009 deri nga mesi i vitit 2011 kur ai u lirua. Ai vuri në dukje sulmin shpërthyes në byronë e sigurimit Kombëtar në Damask në korrik të vitit 2012 në të cilën u vranë zyrtarë të lartë ushtarakë të Asadit.
Aktivisti musliman Yalla Souriya transmeton deklaratën e shejh Zahranit: “Islami nuk mund të vijë në pushtet përmes demokracisë, ashtu si rrushi nuk mund të rritet nga therrat.”
Në vazhdim shikoni foto reportazhet nga ceremonia e shpalljes së Ushtrisë së Islamit: