Sidri – Xinxifja e gjëmbaçit të Krishtit; Lufton viruset dhe radikalet e lira
Arabisht: السدر – Sidër
Anglisht: Christ Thorn Jujube.
Emri shkencor: Ziziphus spina-christi / Rhamnus spina-christi L.
Familja: Rhamnaceae.
Sidri është bimë shkretëtire, me gjatësi 2-4 m, gjethet ovale, lulet ngjyrë të bardhë në të gjelbër, frutat të ngjashme me qershinë me aromë të këndëshme dhe shije të ëmbël në të thartë.
Origjina e bimës është garishulli Arabik dhe Levanti, në përgjithësi rritet në zona tropikale dhe subtropikale. Pema e Sidrit apo Xinxifja e gjembaëit të Krishtit është njohur që në kohët e lashta për aftësitë e saj mjekuese.
Ibën Kajim thotë për Sidrin: Kuron diarrenë, qetëson verdhëzën, ushqen trupin, thith vlerat ushqyese me ngadalë, lehtëson tretjen, forcon mushkëritë, rregulluese e çrregullimeve biliare.
Pjesët e bimës që përdoren: Gjethet, lëvorja, frutat dhe farat.
Elementet attive të Sidrit: është i pasur me: Flavonoids, Tannins, Sterol, tre llojet e Terpenes, sheqerna; fructose, glucose, përmban përqindje të lartë të vitaminave, A, B, C, mineralet; Kalcium, Potasium, Fosfor, Hekur, etj.
Dobitë shëndetësore dhe mjekësore të Sidrit – Xinxifes së gjembaçit të Krishtit
– Forcues i përgjithshëm i trupit, lufton viruset dhe bakteriet e trupit.
– Studimet më të fundit rreth Sidrit kanë vërtetuar se ai lufton qelizat kancerore të gjirit.
– Ul ënjtjet tumorale të gjirit dhe qetësues i dhimbjeve të tij.
– Qetësues i etheve dhe temperaturës.
– Çaji i Sidrit është pastruesi më i mirë i gjakut dhe infeksioneve të mëlçisë nëse kombinohet me bimet e duhura.
– Ndihmon për deformimin e kockave sidomos tek fëmijët, Artritin dhe sëmundjet reumatike.
– Pastrues i lëkurës dhe zbutës i saj.
– Forcon rrënjët e flokut, largon zbokthin dhe çrregullimet në lëkurën e kokës.
– Kuron astmën, ndihmon për kurimin e sëmundjeve të kraharorit, largon gëlbazën,qetëson dhimbjet e kraharorit.
– Ndihmon sistemin tretës, largon kapsllëkun, gazrat e stomakut dhe zorrëve, ndihmon për kurimin e ulçërës së stomakut..
– Lulet e Sidrit frekuentohen shumë nga bletët, dhe mjalti i Sidrit konsiderohet si mjalt me vlera të larta ushqyese.
Shënim!
* Sidri nuk ka efekte anësore nëse përdoret me masë dhe kohë të caktuar.
* Sidri përmban përqindje të lartë të vlerave ushqyese dhe mjafton sasi e vogël prej tij.