Si të luftoni në mënyrë natyrale kundër alergjive nga poleni

0
235

                                                                                                               images

Përdorni shtatë metoda natyrale për të frenuar simptomat e alergjisë nga poleni. Në natyrë ekziston një numër solid i alternativave i substancave artificiale kimike me të cilat lehtësoni simptomat e alergjisë. Ne do të përmendim vetëm disa opsione:

Së pari, filloni me ushqimin. Edhe pse alergjenët janë faktor i jashtëm problemi qëndron në atë se si trupi ynë reagon në ta. Edhe pse trupi juaj është i mbushur me alergjenë klasikë nga ushqimi, sistemi juaj i imunitetit do të reagojë dhunshëm edhe në alergjenët e jashtëm. Reduktoni konsumin e produkteve të grurit, rralloni konsumimin e produkteve të qumështit dhe reduktoni sheqerin.

Një lugë mjaltë. Zgjidhni mjaltin e bletëve që jeton në rajonin tuaj. Në teori, konsumimi i mjaltit është diçka si imunoterapia, pikërisht sikurse personat me alergji fusin në organizëm doza të vogla të alergjenëve për të reduktuar ndjeshmërinë e tepërt në to. Kur bletët mbledhin nektarin nga lulet nëndijshëm mbledhin edhe grimcat e polenit që përfundojnë në mjaltë dhe në këtë mënyrë ju mundësojnë imunoterapinë homeopatike. Mjalti është i shkëlqyeshëm për parandalimin e reaksioneve alergjike.

Vitamina C dhe kuercetina. Kjo vitaminë është antioksidant shumë i fortë dhe stabilizator i mastociteve që lëshojnë histaminën kur vijnë në kontakt me alergjenët: histamina në qarkullim të gjakut është shkaktare e simptomave, si irritimi i syve, teshtima, rrjedhja e hundës. Vitamina C redukton reaktivitetin e mastociteve dhe në këtë mënyrë lehtëson simptomat a alergjisë, ndërsa kuercetina, flavonoidi i fuqishëm (është në pemë, perime, veçanërisht ato me gjethe), forcon veprimin e vitaminës C. Në shenjat e para të alergjisë merrni 1500 miligramë vitamina C dhe 500 miligramë kuercetin.

Çaji i hithrës. Derisa në tokë djeg, në formë të çajit është i shëndetshëm dhe shumë i dobishëm kur janë alergjitë në pyetje.

Shpërlaja e hundës. Alergjitë sezonale janë shkaktuar me alergjenë në formë të polenit të bimëve që janë në lulëzim: ato alergjenë shpesh mbesin të bllokuara në hundë. Poleni atëherë nxit reaksionin inflamator të cilin e quajmë alergji. Një nga mënyrat për të lehtësuar simptomat është edhe shpëlarja e hundës me ujë të kripur.

Avujt e vajrave eterike. Vendoseni ujin në enë dhe le të nxehet deri në pikën vlimit: fikeni shporetin, në ujë hidhni katër pika vaj eukalipti, një deri dy pika vaj të drurit të çajit dhe tri pika vaj rozmarine. Kokën afrojeni në ujë, mbulojeni me një peshqir më të madh dhe thitheni avullin pesë deri në dhjetë minuta

Mos e injoroni akupunkturën. Akupunktura mund të jetë efikase. Kur aplikohet në mënyrë lokale me të vërtetë lehtëson simptomat e inflamacionit nazal dhe sinusal, të cilat janë burim sikleti për çdokënd që është alergjik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here