Si të largoni problemet që bezdisin trupin tuaj?

0
2700

bcee7195ef19c9e0978541277c681d5a_XL

Ka probleme që mund të mos jenë kërcënuese për jetën, mirëpo lemza, flluskat, qimet që rriten nën lëkurë dhe shqetësime të tjera trupore mund shkaktojnë dhimbje dhe bezdisje. Më poshtë po ju paraqesim disa prej shqetësimeve më të zakonshme të trupit, sugjerime që si të veproni ndaj tyre dhe se kur duhet të shkoni tek mjeku për kontroll.
Ndjenjë rëndese tek veshët, sikur janë të mbushura me ujë
Si duhet të veproni: “Anojeni kokën dhe gjeni një kënd me qëllim që uji të dali jashtë”, thotë Rachel C.Freeman, mjek dhe asistent profesor i pediatrisë në Universitetin e Mjekësisë Indiana, në Indianapolis.
Gjithashtu, duke mbajtur një tharëse flokësh në distancë nga veshi juaj, mund ta thani ujin në të.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun: Nëse keni dhimbje, veshë të kuq që kullojnë ka shumë mundësi të keni infeksion dhe duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
Lemza
Si duhet të veproni: Mënyra më e mirë për të evituar këtë problem, e njohur tashmë nga shumë, është pirja e një gote uji me kokë të ngritur ose të mbani frymën për disa sekonda. “Mënyrat e sipërpërmendura aktualisht duken se funksionojnë. Mbajtja e frymës ndihmon që diafragma të çlodhet dhe lemza pushon,” tha Freeman.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun: Kërkoni asistencë mjekësore nëse lemza zgjat për më shumë se 3 orë ose kur keni vështirësi në frymëmarrje ose përtypje.

Goja e thatë
Pini më shumë ujë. Përtypni çamçakëz ose fusni një karamele pa sheqer në gojë. Reduktoni kafeinën, nëse pini duhan, lëreni menjëherë! Mund të provoni gjithashtu dhe lëngje në formë spray.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun: “Nëse asnjë nga metodat e mësipërme nuk funksionon, duhet që të konsultoheni me mjekun tuaj,” tha mjeku Roshini Raj, “Ka gjasë që po përballeni me probleme të tjera si infektimi i rrugëve të frymëmarrjes, sinuseve ose diabet.”
Flluska
“Gjëja më e mirë që mund të bëni për flluskën tuaj është mos ta prekni atë,” tha dr. Freeman. “Flluska infektohet shpejt dhe kjo është arësye pse ne këshillojmë që mos të ngacmohen. ” Nëse doni të plasni një flluskë, duhet të jeni të sigurt që duart të jenë të pastra, përdorni një gjipërë të sterilizuar dhe mos e hiqni shtresën e sipërme që mbulon flluskën.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun: Kërkoni ndihmë mjekësore nëse zona rreth flluskës bëhet e kuqe, ose fillon të rrjedhë qelb vazhdimisht, kjo do të thotë që flluska është infektuar.

Qafa e ngrirë
Kini kujdes për mënyrën se si qëndroni! Nëse punoni në zyrë, vendoseni tryezën, karrigen, tastierën e kompjuterit dhe monitorin në mënyrë të përshtatshme që të ndiheni sa më rehat.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun: Nëse keni dhimbje qafe, nuk mund ta lëvizni atë brenda një jave dhe keni provuar disa metoda tradicionale por pa rezultat si jastëk ngrohës, akull, ose masazh të lehtë, mos ngurroni të shkoni tek mjeku.

Spazma e pavullnetshme e muskujve
Si duhet të veproni:Spazma e pavullnetshme e muskujve nuk është më një arsye për t’u shqetësuar, tha mjekja Raj.
“Provoni të merrni më shumë ushqime të pasura me kalium, si avokadot dhe bananet,” sugjeron ajo. Sigurohuni që të pini sa më shumë ujë para stërvitjes dhe të bëni nxehje dhe të pushoni pas saj.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun: Rrallë mund të qëllojë që spazma mund të shkaktojë shtypje të nervave, që rrjedhin nga një hernie diskale për shembull. Nëse kjo ndodh shpesh, atëherë bëni një kontroll në klinikë për mënyrën e të ushqyerit dhe një kontroll të plotë tek neurologu.
Mpirja e gjymtyrëve
Si duhet të veproni: Nëse keni mpirje të gjymtyrëve të poshtme mundohuni t’i lëvizni ato në formë rrethore ose shtrëngojini dhe lëshojini duart tuaja në mënyrë që të çliroheni nga ndiesia sikur keni gjilpëra ose gjemba në lëkurë, thotë dr. Freeman.
“Ndryshoni mënyrën e të qëndruarit, mos qëndroni për një kohë të gjatë ulur e me këmbë të kryqëzuara. Bëni pushime të shkurtra dhe lëvizni rreth e qark që të shmangni mpirjen e gjymtyrëve.”
Kur duhet të konsultoheni me mjekun: Nëse këto ndienja shqetësuese nuk zhduken, ndoshta keni probleme me nervat ose sistemin e qarkullimit dhe patjetër duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Qimet që rriten nën lëkurë (përbrenda)
Si duhet të veproni: Mund të ndaloni shkuljen, heqjen apo depilimin e qimeve. Para se të rruheni, këshillohet që ta fërkoni lëkurën butë me një peshqir të ngrohtë në formë rrethore, duke mundësuar parandalimin e rritjes së qimeve nën lëkurën.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun: Në momentin që do të kërkoni ndihmë nga mjeku ai ndoshta mund t’ju japë një recetë me krema, si Renova për të hequr qelizat e vdekura nga sipërfaqja e lëkurës.
Dhimbje fyti, fyt i thatë
Si duhet të veproni: Në shumë raste fyti juaj do të përmirësohet nga metodat popullore si pirja e lëngjeve, gargar me ujë të kripur dhe barnave për zbutjen e dhimbjes. Vendosja e një pajisje për lagështinë e ajrit mund të ndihmojë gjithashtu.

Ndaje me të tjerët