Ndodh kur dobia e disa ilaçeve të kthehet në dëm, kur shtohet doza e tyre. Edhe këshillat i përkasin të njëjtit rang, kur i kalojnë caqet (kufijtë) shkaktojnë velje dhe mërzi, për më tepër humbasin ndjesinë (e këshillës) dhe nuk përfitohet prej saj.
Në dy librat e saktë (Buhari, Muslim) përcillet se Abdullah bin Mesudi i këshillonte njerëzit çdo ditë të enjte. Një burrë i tha: Do kisha dëshirë të na këshilloje çdo ditë. Ai i tha:
“I Dërguari i Allahut -alejhi salatu ues selam- tregonte kujdes që të na këshillonte nëpër ditë nga frika se mos veleshim.”