SHTATË AJETET QË TA LEHTËSOJNË NGUSHTIMIN NË GJOKS!

0
532

Shejh Salih el Megamesi, Allahu e ruajtë, thotë: Nëse ballafaqohesh me ngushtësi në gjoks që vjen si pasojë e ndonjë problemi apo brenge, e jotja mbetet që t’i lexosh shtatë ajetet që ta lehtësojnë gjendjen me lejen e Allahut. Pasi që i lexon, ji i bindur se ndihma nuk vjen vetëm se nga Allahu i Madhëruar!

Shtatë ajetet lehtësuese janë këto:

1. “Thuaj: “Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu; Ai është Mbrojtësi ynë dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët!”. Teube 51.

2. “Nëse nga Allahu të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përveç Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi, dije se vetëm Ai është i Fuqishëm për çdo gjë”. Enam 17.

3. “S’ka asnjë gjallesë në Tokë që të mos i ketë mjetet e jetesës prej Tij. Ai di vendbanimin e saj dhe vendin e vdekjes. Të gjitha këto janë (të shënuara) në Librin e qartë”. Hud 6.

4. “Unë mbështetem tek Allahu, Zoti im dhe Zoti juaj. S’ka asnjë gjallesë që të mos jetë nën pushtetin e Tij. Me të vërtetë, Zoti im, është në rrugë të drejtë”. Hud 56.

5. ”Sa krijesa ka që nuk e mbajnë dot veten me ushqim! Allahu u jep atyre dhe juve! Ai dëgjon dhe di gjithçka”. Ankebut 60.

6. ”Begatitë, që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij, nuk mund t’i pengojë askush, ndërsa atë, që Ai e pengon, askush nuk mund ta japë veç Tij; Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti”. Fatir 2.

7. ”Nëse ti (Muhamed) i pyet ata se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush i ka nënshtruar (të rrotullohen) Diellin e Hënën, – me siguri që ata do të të thonë “Allahu!”. Ankebut 61.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU