Shfaqja e Je’xhuxheve dhe Me’xhuxheve

0
278

Shfaqja e Je’xhuxheve dhe Me’xhuxheve

Imam Ibni Kethiri (rahimehull-llah) ka permendur per ajetet e meposhtem:

«Te pyesin ty (o Muhammed a.s) dhe per Dhulkarnejnin. Thuaju: “Une do t’ju rrefej dicka nga historia e tij”. Sigurisht qe Ne e vendosem ate ne toke dhe Ne i dhame atij rruge e mjete per te arritur cdo gje. Keshtu ai ndoqi nje rruge. Derisa, kur arriti vendqendrimin e diellit (vendin me te larget ne toke qe mund te arrije), pa qe ai perendonte ne nje vend ku buronte uje i zi i turbulluar (ky ishte vendi me ne perendim ku ai arriti te shkoje) dhe aty prane gjeti nje popull qe banonte ne te. Ne i thame (me frymezim?):” O Dhulkarnejn! Ose ndeshkoji ose sillu mire ndaj tyre”. Ai tha: “Sa per ate (qe nuk beson All-llahun) qe ben padrejtesi, ne do ta ndeshkojme ate dhe pastaj ai do te kthehet prape te Zoti i Tij i Cili do ta ndeshkoje ate me denim te padegjuar (ne Xhehenem). Por, sa per ate qe beson (All-llahun) dhe punon drejtesi, ai do te kete shperblimin me te mire (Xhennetin) ndersa nga fjalet e buta e drejtuese qe do ti themi (do te jete me i drejtuar e do ta kete rrugen per ne Xhennet me te lehte).” Pastaj ai ndoqi nje rruge tjeter (nga lindja). Derisa, kur arriti tek vendi ku lindte dielli (vendi me i larget ne lindje ku arriti, ku kishte toke e njerez), pa se ai lind ne nje popull te cileve Ne (All-llahu) nuk u patem dhuruar mbulese per tu mbrojtur nga dielli. Keshtu qe! Dhe Ne dinim gjithcka qe ishte perpara tij (Dhulkarnejnit). Pastaj ai mori nje rruge tjeter. Derisa, kur arriti mes dy malesh, ai gjeti aty prane nje popull qe mezi kuptonin ndonje fjale (kuptoheshinme veshtiresi me ta). Ata i thane: “O Dhulkarnejn! Me te vertete Jexhuxhet dhe Mexhuxhet po bejne shume te keqija e fatkeqesi ne toke. A te paguajme ty nje detyrim (haraç) me qellim qe ti te mundesh te na ngresh nje pengese te pakalueshme mes nesh dhe atyre?” Ai tha: Ajo (fuqi, autoritet, pasuri) ne te cilen me ka vendosur Zoti im eshte me mire (se sa shperblimi juaj), keshtu qe me ndihmoni me fuqi (punetore) dhe une do te ndertoj mes jush dhe atyre nje pengese te pakalueshme. “Me sillni atehere blloqe hekuri “, pastaj kur e mbushi gryken mes dy maleve shkembore tha: “Fryni (me shakull)” derisa i nxehu fort, (pastaj) shtoi: “Me sillni baker te shkrire per ta derdhur mbi ta.” Keshtu ata (Jexhuxh e Mexhuxhet) u bene te pafuqishem per t’iu ngjitur ose per ta shpuar (per te kaluar ne anen tjeter). (Dhulkarnejni) tha: “Kjo eshte meshire prej Zotit tim, por kur te vije premtimi i Zotit tim, Ai do ta sheshoje ate pertoke dhe premtimi i Zotit tim eshte gjithnje i vertete.” Dhe ate dite (Diten kur ata Jexhuxh e Mexhuxhet do te dalin qe andej), Ne do t’i leme te gufojne si vale deti mbi njeri tjetrin (kaq shume do te jene) dhe pastaj do t’i fryhet Surit e Ne do t’i grumbullojme ata (krijesat) te gjitha se bashku.» (Suretu el-Kehf, ajetet:83-99)

«Dhe mallkim eshte vendosur mbi cdo vendbanim qe Ne e kemi shkaterruar qe ata nuk do te kthehen (perseri ne kete bote dhe nuk do te pendohen para Nesh). Derisa, kur Jexhuxhet dhe Maxhuxhet te lihen te lire (te dalin prej cakut te tyre ku jane mbyllur)dhe te kacavirren nga cdo bregore e koder. Dhe premtimi (Dita e Ringjalljes) do t’i afrohet (permbushjes). Pastaj (kur njerezit te jene ringjallur e ngritur nga varret e tyre), do t’i shohesh syte e mosbesimtareve te zgurdulluar e te shastisur me tmerr. (Do te thone): “ Mjere per ne! Ne vertet qe se perfillem kete, perkundrazi, ne qeme Dhalimune (mosbesimtare, keqberes).”» (Suretu el-Enbija: 95-97)

Ata (Dy fise popujsh apo dy popuj) do te shfaqen ne kohen e ardhshme te ‘Isa ibn Merjem (alejhi selam), pas Dexhxhalit. All-llahu (subhanehu ue teala) do ti zhduki ata brenda nje nate, si pergjigje ndaj lutjes ne namazin e tij.

Nga Ebu Hurejra (radijall-llahu anhu) lajmerohet se Profeti (sal-llall-llahu alejhi ue selem) ka thene:” Çdo dite, perpiqen Jexhuxh Mexhuxhet te germojne per te dale jashte nga pengesa. Kur ata fillojne te shohin driten e diellit permes, thote njeri prej tyre, i cili eshte pergjegjes:” Kthehuni, ju mund ta vazhdoni germimin neser!” Dhe kur ata vijne perseri (diten tjeter) pengesa eshte me e forte se me pare. Kjo vazhdon derisa te kete ardhur koha e tyre e All-llahu (subhanhu ue teala) deshiron qe ata te dalin jashte. Ata do te germojne deria do te dallojne driten e diellit, e me pas do te thote pergjgjesi:” Shkoni ju mund ta vazhdoni germimin neser InshaAllah!” Ne kete rast ai ben nje perjashtim, kur thote InshaAllah, sepse do ta lidhi kete rast, me Vullnetin e All-llahut (subhanehu ue teala). Kthehen perseri ne diten pasuese dhe do ta gjejne vrimen e hapur, ashtu sic e paten lene. Ata do ta vazhdojne germimin dhe do te dalin tek njerezit. At do te pijne te tere ujin dhe do te gjejne vrimen ashtu sic e paten lene, e njerezit do te mbyllen (fortifikohen) ne keshtjellat e tyre. Jexhuxhet dhe Maxhuxhet do ti gjuajne shigjetat e tyre ne drejtim te qiellit e ato (shigjetat) do t’i kthehen atyre e do te bien ne toke me dicka si gjaku. Jexhuxhet dhe Maxhuxhert do te thone:” Ne triumfuam njerezit ne toke dhe nenshtruam banoret ne qiell!” Pas kesaj do te lejoje All-llahu te dali nga qafat e tyre nje lloj krimbi e ata do te vriten te gjithe nga ai…Tek Ai, ne doren e te Cilit eshte shpirti i Muhammedit (sal-llall-llahu alejhi ue selem) Bestiet e tokes (njerez e forme kafshe) do te trashen.”

[Tirmidhiu, Ebuaab el-Tefsir: Surah el-Kehf (Hadithi 5160), 8/597-99; Ibn Maxheh, Kitab el-Fiten, (Hadithi 4080), 2/1364. Ahmedi, Musnad, 2/510,511.]

Jexhuxhet dhe Mexhuxhet jane dy grupe4 nga popujt turq, qe rrjedhin nga Jafidhi (Jafethi), nga babai i popujve turq, nje nga djemte e Nuhit (alejhi selam). Ne kohen e Ibrahimit (alejhi selam) jetonte nje mbret, i cili quhej Dhul Karnejn5 . Ai praktikoi tauuafin6 rreth Qabes me Ibrahimin (alejhi selam), ne kohen kur ai (Ibrahimi alejhi selam) e rindertoi ate. Ai i besoi atij dhe ndoqi ate. Dhul Karnejni ishte nje njeri i mire dhe mbret i madh; All-llahu i dha atij shume pushtet (fuqi) dhe ai sundoi ndaj lindjes dhe perendimit. Ai mbajti qendrim ndaj te gjithe mbreterve dhe udhetoi afer dhe larg, ne lindje dhe perendim. Ai uudhetoi deri siper ne lindje, derisa arriti ne nje qafe mali, qe ishte midis dy maleve, nga te cilet njerezit dilnin. Ata nuk kuptonin asgje sepse jetonin te veçuar. Ata ishin Jexhuxh Mexhuxhet. Ata perhapnin fesad7 ne toke dhe demtonin njerezit keshtu qe ata kerkuan ndihme tek Dhul Karnejni. Ata iu luten atij qe te ndertonte nje pengese midis tyre dhe Jexhuxh Mexhuxheve Ai i kerkoi atyre t’i jepnin atij ndihme dhe keshtu ata ndertuan se bashku nje mburoje (apo pengese) e perbere nga hekuri, bakri dhe zinku.

Keshtu Dhul Karnejni i ndali Jexhuxhe Mexhuxheve pas pengeses. Ata u perpoqen te depertonin ne te apo te kacavirren mbi te por pa sukses. Ata nuk mund te kishin shume sukses sepse pengesa (apo fortifikata) ishte shume e larte dhe e rreshqitshme. At filluan te germonin, dhe ata germojne qe prej shekujve; ata do te perparojne deri ne kohen kur All-llahu (subhanehu ue teala) te jape urdher qe ta te dalin jashte. Ne kete moment pengesa do te shkaterrohet dhe Jexhuxhe Mexhuxhet do te mesyjne nga te gjitha anet, do te perhapin shume fatkeqesi, do te shkulin pemet nga rrenjet e do te vrasin njerez. Kur ‘Isai (alejhi selam) te lutet kunder tyre, All-llahu (subhanehu ue teala) do te fus ne qafat e tyre nje lloj krimbi e ata do te vdesin nga kjo.

Nje hadith tjeter i rendesishem ne lidhje me ta thote:

Ibn Mes’udi (radijalla-llahu anhu) lajmeroi se Profeti (sal-llall-llahu alejhi ue selem) tha: «Ne naten e EL-Isra8 takova babain tim Ibrahimin (alejhi selam) Musain dhe ‘Isain (alejhima selam) dhe ata diskutuan rreth Ores (Kijametit). Se pari e kishte radhen Ibrahimi, me pas Musai dhe te dy thane se bashku: “ Une nuk kam asnje dituri per te”. Me pas e kishte radhen ‘Isai, i cili tha: “Askush nuk di per kohen e saj te sakte, perveç All-llahut (subhanehu ue teala). Çfare me ka treguar mua Zoti im ishte, se Dexhxhalli do te shfaqet, e kur te me shohe mua do te shkrije si kripa. All-llahu do ta shkaterroje ate kur te me shohe mua. Muslimanet do te luftojne kundra mosbesimtareve, bile madje dhe pemet e guret do te thone: “O musliman ketu eshte nje kafir, i cili fshihet pas meje, eja e vrite ate!” All-llahu do t’i shkateroje (zhduke) mosbesimtaret e njerezit do te kthehen ne vendet e tyre. Papritur do te shfaqen Jexhuxhe Mexhuxhet, ata do te hane e pine gjithçka qe gjejne. Njerezit do te ankohen tek mua, keshtu une do t’i lutem All-llahut i Cili do t’i shkaterroje ata. Ne menyre te tille qe toka do te mbushet me eren (me qelbesiren) e tyre. All-llahu (subhanehu ue teala) do te dergoje shi, i cili do t’i hedhe ne det. Zoti im me ka treguar mua, se kur te ndodhe kjo Ora (Dita e Kijametit) do te jete aq afer, si shembulli i nje gruaje shtatzene, koha e te ciles (lindja) eshte ne prag, por familja e saj nuk e di saktesisht se kur ajo do te lindte.»

1Përkthimi i ajeteve eshte nga: Përkthimi i Dr. Muhammed Taki-ud-Din El-Hilali, Dr. Muhammed Muhsin Khan, Shpjegimi i kuptimeve të Kur’anit të lartë në gjuhën shqipe, Rijad, 1999, Darussalam

4 Dr Sulejman Omer el-Eshkar per kete nenvizon ne permbledhjen e literatures se tij te Akides, vellimi 5-ste, “el-jeumul Akhira” (Dita e Fundit) ne faqen 271: “ Dhe Jexhuxh Mexhuxhet jane dy popuj ne numer te tepert dhe ato te dy jane pasardhes te Ademit (alejhi selam). Transmetohet ne dy burimet autentike ( Buhari & Muslim):” All-llahu i Lavderuar thote ne Diten e gjykimit: “O Adem!” Ai thote keshtu:” Ketu jam une nder roberit e Tu.” Ai do te thote.” Shko dhe kerko ne Xhehenem (Zjarr)” Ademi (alejhi selam) i thote me pas zjarrit.” Tek Ju jane dy bashkesi te cilet ishin mbi te gjitha jashtezakonisht shume: Jexhuxhet dhe Mexhuxhet.” Arsyeja pse asnjeri nuk ka mundesi te mbaje qendrim ndaj tyre rezulton ne numrin e madh te tyre ne njerez dhe arme, me te cileat ata mposhtin muslimanet. Dhe perfundimisht ata do te rrenohen pas shtate vjetesh. Dhe ne sunnenin e Tirmidhiut transmeton Ibn Haxheri nga Profeti (sal-llall-llahu alejhi ue selem): “Muslimanet do te munden me ane te shembjes se perngeses dhe armeve te Jexhuxh Mexhuxheve. Dhe qendresa e tyre do te zgjase 7 vjet.” [Nga permbledhja e haditheve autentike te Shekh Albanit 4/579]

5 Ne interpretimin e Xhalalejnit dhe Taberiut permendet qe tek Dhul Karnejni behet fjale per Aleksandrin e Madh. Gjithashtu permendet nga Taberiu se lajmerohet per nje kristian te konvertuar ne Islam. Dhul Karnejni ishte nje njeri nga Egjipti emri i te cilit ishte Merziba ibn Mardaba Greku nga femijet e Juunus ibn Jafith ibn Nuh. Imam Ibn Tejmijje (rahimehull-llahu teala) ne te kunderten e ka pergenjeshtruar kete ne teresi dhe pohimi i tij shihet si me i miri. Uall-llahu ‘alem

7 Prejardhja-Filologjikisht: fesada-keq, te jesh apo te behesh dembel; i prishur. I shthurur (me vese), te qenurit i korruptuar; demoralizoj, poshteroj; dobesoj, trondis, rrenoj, asgjesoj; Perçarje, Bej te keqen. Fasid- I prishur, i shthurur, i pamoralshem, i korruptuar.

Terminologjikisht: Taberiu permend ne tefisirin, vellimi 8, faqe 279: “Ne fjalet e All-llahut (subhanehu ue teala): “Mufsiduna fil erd” (Perhapin fesad ne toke) ne lidhje me Jexhuxh Mexhuxhet ka dy pohime nga dijetaret shpjegues per ate qe i pershtatet fjales fesad. Pohimi i pare eshte: Seid Abdal’Aziz u kujdes per kete ajet dhe tha: “Ata hane njerez.” Pohimi i dyte eshte: Shpjegimi i se ciles eshte se Jexhuxh Mexhuxhet do te perhapin fesad ne toke, meqe ata dikur (derisa jetonin ne toke) e benin kete gje.

Imam Ibn Kethir

—-Elhamdulilahi Rabbil ‘Alemin. Ketu perfundoi dhe perkthimi i keteij materiali. Lus All-llahun subhanehu ue teala te na e pranoje kete veper dhe te na e llogarise ate ne librin e veprave te mira. Cfare une kam gabuar eshte gjithcka nga mua dhe shejtani kurse All-llahut subhanehu ue teala i perket Madheria dhe Lavderimi. Shpresoj qe muslimanet te kene dobi nga ky artikull.

E xhuma 9 Maj 2003

Imam Ibn Kethir

Nga: „ Shenjat perpara Dites se Gjykimit“

Bazuar ne: „El-Bidaajeh ue-l Nihaajeh“1

Perkthyer ne anglisht nga: Azad ibn Muhammed el Kurdi

Perkthyer dhe pershtatur nga gjermanishtja nga: Ej-jub Ensari

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here