Shenjtëria e Mek-kës në Kur’an dhe Sunnet

0
199

Shenjtėria e Mek-kes nė Kur’an dhe Sunnet

Falėnderimi i takon All-llahut, subhanehu ve teala, paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi robin dhe tė Dėrguarin e All-llahut, mbi krijesėn mė tė zgjedhur, atė tė cilin All-llahu e zgjodhi dhe ia besoi shpalljen e fundit, mbi pejgamberin dhe imamin tonė Muhammedin, mbi familjėn e tij, shokėt e tij dhe gjithė ata tė cilėt e pasojnė rrugėn e tij deri nė Ditėn e gjykimit.

All-llahun e falėnderoi qė mė mundėsoi tė takohem me vėllezėrit e mi nė kėtė vend me qėllim tė kėshillimit dhe pėrkjtimit tė ndėrsjellė. All-llahun e lus qė tė pėrmirėson gjendjen e zemrave tona, veprat tona dhe e lus qė tė na mundėson kuptimin e drejtė tė fesė Islame. Atij i drejtohem me lutje qė tė na i forcon kėmbėt nė fenė Islame dhe tė ndihmon fenė e Tij duke e bėrė fjalėn e Tij mė tė lartė. O Zot pėrmirėsoje gjendjen e muslimanėve nė ēdo vend, bėrė qė sunduesit e tyre tė janė mė tė zgjedhurit. O Zot sundimtarėt e muslimanėve drejtoi nė rrugen e drejtė dhe mundėsou qė tė zbatojnė ligjin tėnd nė tokė. All-llahu ėshtė i Fuqishėm dhe i Fortė.

Nga ky vend me falėnderim gjithashtu i drejtohem vėllezėrve qė mbikqyrin kėtė qėndėr shkencore nė krye me vėllaun Dr. Rashid Er-Raxhih rektorin e universitetit Um-mul Kura nė Mek-ke tė cilit mė mundėsuan qė nė kėtė vend tė flas pėr temėn: Shenjtėria e Mek-kes nė Kur’an dhe Sunnet.

Vėllezėr tė dashur, nuk ka dyshim se njeriu i cili posedon nivelin me tė ultė tė dijės ėshtė i vetėdijshėm pėr shenjtėrinė e Mek-kes dhe pėr shenjtėrinė e Shtėpisė sė lashtė (Qabeja) qė gjendet nė tė. Kėtė gjė All-llahu, subhanehu ve teala, na e ka bėrė tė qartė nė librit e Tij nė shumė ajete. Tė njejtėn gjė e ka bėrė edhe i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,i cili pėr kėtė gjė ka folė nė shumė hadithe. Edhe pse kjo gjė ndoshta ėshtė e qartė pėr juve mendoj se nuk ka pengesė qė tė pėrkujtojmė njėri tjetrin pėr kėtė gjė, ashtu qė nė mėnyrėn mė tė mirė t’i respektojmė rregullat qė All-llahu, subhanehu ve teala, i ka vendosur pėr kėtė vend tė shenjtė.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “Shtėpia (xhamia) e parė e ndėrtuar pėr njerėz, ėshtė ajo nė Bekė (Mekke), e dobishme, udhėrrėfyese pėr mbarė njerėzimin. Aty ka shenja tė qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn nė te, ai ėshtė i sigurt. Pėr hir tė All-llahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk ėshtė i nevojshėm pėr (ibadetin qė e bėjnė) njerėzit.” (Ali Imran 96-97)

All-llahu, subhanehu ve teala, nė kėtė ajet na e bėn tė qartė se nė kėtė vend gjendet shtėpia e parė e ndėrtuar pėr njerėz, shtėpia e bekuar e cila ėshtė udhėrrėfyese pėr mbarė njerėzinė. Gjithė kėto gjėra tė pėrmendura janė argumente tė qarta pėr vlerėn e lartė qė e ka ky vend.

Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, rrėfen pėr rastin kur e ka pyetur tė Dėrguarin e All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pėr shtėpinė e parė qė ėshtė ndėrtuar? I Dėrguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ėshtė pėrgjigjur: Shtėpia e parė qė ėshtė ndėrtuar ne tokė ėshtė Mesxhidul Harami. Pastaj e ka pyetur pėr shtėpinė e dytė e aj ėshtė pėrgjigjur se ajo ėshtė Mesxhidul Aksa. Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, pastaj pėrsėri pyeti: Sa kohė ka mes tyre? I Dėrguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u pėrgjigj: Dyzet vjet. Ebu Dheri, radijall-llahu anhu, tha: Kur desha tė pyes pėr xhaminė e tretė mė tha: Kudo qė tė ze koha e namazit falu sepse ai vend ėshtė xhami. (Buhari, Muslim, Nesai Ibėn Maxhe)

Me pjesėn e fundit tė hadithit i Dėrguari i All-llahut tregon pėr njė nga veēoritė tė cilėt ia ka dhėnė All-llahu e ajo ėshtė se tėrė toka ėshtė xhami dhe vend i pastėr pėr muslimanin.

Qabeja ėshtė shtėpia e parė pėr ibadet edhe pse para saj ndoshta ka pasur shtėpi qė janė ndėrtuar me qėllim banimi nė tė. Ajo ėshtė shtėpia e parė nė tė cilėn njerėzit do tė adhurojnė Zotin dhe rreth tė cilės do tė bėjnė tavaf. Kėtė shtėpi e ndėrtoi Ibrahimi, alejhi selam, me ndihmė tė djalit Ismailit, alejhiselam. Ka disa mendime se Qaben i pari e ka ndėrtuar Ademi, alejhi selam, por kėto mendime janė tė dobėta dhe janė nė kundėrshtim me mendimin e shumicės sipas tė cilės mendimimi mė i saktė ėshtė se Qabėn i pari e ka ndėrtuar Ibrahimi, alejhi selam kurse Mesxhidul Aksanė Jakubi i biri i Is-hakut, alejhima selam, dhe se periudha kohore mes tyre ka qenė dyzet vjet.

Nė kėtė shtėpi tė bekuar All-llahu, subhanehu ve teala, pėr ata tė cilit falen nė tė dhe bėjnė tavaf rreth saj ka pėrgatitur shpėrblime tė mėdha dhe falje tė mėkatėve dhe fshirje tė gabimėve. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “Dhe kur shtėpinė (Qaben) e bėmė vendkthimi dhe vendsigurie pėr njerėzit, (u thamė): Vendin ku qėndroi Ibrahimi pranojeni pėr vendfaljeje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhėruam: ju tė dy pastrojeni shtėpinė Time pėr vizituesit, pėr ata qė qėndrojnė aty dhe pėr ata qė falen aty.” (Bekare, 125)

All-llahu, subhanehu ve teala, kėtė vend tė bekuar e bėri vendkthimi pėr njerėzit tė cilit ēdo herė qė largohen prej saj ju kthehet dėshira qė pėrsėri ta vizitojnė. All-llahu, subhanehu ve teala, kėtė shtėpi e ka dashuruar nė zemrat e muslimanėve sepse ėshtė vend nė tė cilin shumėfishohen shpėrblimet dhe ngriten gradat e larta, falėn dhe fshihen mėkatet dhe gabimėt. E ka bėrė vend tė sigurt pėr njerėzit dhe kafshėt qė jetojnė nė tė. Nė kėtė vend eshe kafshat janė tė sigurta nga gjahtarėt tė cilit nuk kanw drejt tė gjuajnė kafshat brenda kufive tė Mek-kes.

I Lartėsuari thotė: “…dhe kush hyn nė te, ai ėshtė i sigurt” (Ali Imran, 97) qė don tė thotė: Ai qė hyn nė tė duhet tė sigurohet dhe banoret e Mek-kes nuk duhet tė sillen ndaj tij me vepra qė e rrezikojnė dhe nuk e ka kuptimin se nė tė nuk do t’i ndodhė asnjė gjė e papėlqyeshme. Kėtė e dinin edhe mushrikėt e Mek-kes tė cilit e respektonin shenjtėrinė e saj. Ndodhte qė njeriu tė takohet me njeriun i cili kishte vrarė vėllaun apo babain e tij duke mos e rrezikuar sigurinė e tij brenda Mek-kes. Sa e madhe qė ėshtė shenjtėria e kėsaj shtėpie tė lashtė.

All-llahu, subhanehu ve teala, urdhėroi Ibrahimin dhe Ismailin, alejhima selam, tė pastrojnė shtėpinė e Zotit pėr ata qė nė tė do tė falen, do tė bėjnė tavaf dhe do qėndrojnė nė tė.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “Pėrkujtoje kur Ne e udhėzuam Ibrahimin pėr nė vendin e shtėpisė (Qabes): tė mos mė pėrshkruajė Mua shok, pastroje shtėpinė Time pėr ata qė e vizitojnė (bėjnė tavaf), qė qėndrojnė nė kėmbė duke u falur, pėrkulur dhe qė bėjnė sexhde.” (Haxh, 26)

Ky obligim mbetet pėr gjithė ata qė marrim mbi supet e tyre pėrkujdesjen pėr shtėpinė e Zotit e cila ėshtė e shenjtė prej ditės kur All-llahu, subhanehu ve teala, krijoi qijejt dhe tokėn. Nė tė nuk lejohet gjuajtja e gjahut, e as thyerja e degave tė drunjve dhe kositja e kullosės. Nuk lejohet derdhja e gjakut nė tė dhe marrja e gjėrave tė humbur pėrpos me qėllim tė lajmėrimit tė tyre (si gjėra tė humbura).

I dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ditėn kur e ēliroi Mek-ken tha: “Kėtė vend All-llahu e ka bėrė tė shenjtė nė ditėn kur ka krijuar qijejt dhe tokėn dhe nuk e kanė bėrė tė shenjtė njerėzit. All-llahu nė tė ma ka lejuar luftėn vetėm njė pjesė tė ditės qė pastaj pėrsėri t’i kthehet shenjtėria qė e pati dje. I pranishmi le tė lajmėron atė qė mungon.” (Buhari, Muslim, Nesai, Ebu Davud, Ahmed)

“Nė tė nuk lejohet derdhja e gjakut, prerja e drunjėve, gjuajtja e gjahut, kositja e kullosės, dhe marrja e gjėrave tė humbur pėrpos pėr atė qė dėshiron ta lajmėron si gjė e gjetur.” (Buhari, Muslim, Nesai, Ebu Davud, Ahmed)

Shenjtėria e saj duhet tė respektohet nga gjithė prej muslimanėve tė thejshtė deri te sunduesit qė sundojnė me tė. Prej respektit pėr kėtė vend tė shenjtė ėshtė edhe largimi prej veprave qė hidhėrojnė All-llahun, subhanehu ve teala, posaqėrisht nė kėtė vend nė tė cilin gjendet shtėpia e parė e vendosur pėr adhurim. Edhe pse veprat e kėqia nuk shumėfishohen si veprat e mira pėr nga numri i tyre, nė kėtė vend shumėfishohet shėmtėria e mėkatit qė bėhet. Mėkati qė bėhet brenda kufive tė Mek-kes nuk ėshtė sikur mėkati qė bėhet jashta kufive tė saj. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: dhe kushdo qė tė pėrpiqet tė bėjė ndonjė tė keqe a ndonjė mėkat, Ne kemi pėr t’ua shijuar njė dėnim tė idhėt.” (Haxh, 25) d.m.th. ai qė mendon tė bėj vepra tė tilla siē ėshtė padrejtėsia dhe tė pėrdhose vendin e shenjtė me vepra tė liga e ka merituar dėnimin e dhimbshėm. A thua vallė ēfarė ėshtė dėnimi i atyre qė kanė bėrė vepra tė kėtij lloji brenda kufive tė Mek-kes?? Ata qė marrin guximin tė bėjnė vepra tė pahijshme nė afėrsinė e Qabes me tė vėrtetė do tė meritojnė mė tepėr se vetė dėnimin e dhimbshėm. “S’ka dyshim se ata tė cilėt nuk besuan dhe pengojnė prej rrugės sė All-llahut dhe prej xhamisė sė shenjtė (Qabes), tė cilėn Ne e bėmė tė barabartė pėr njerėz, qofshin vendas ose tė ardhur…” (Haxh, 25)

Nė kėtė vend ku shenjtėria e drunjėve dhe kafshave ėshtė e madhe me siguri se edhe pacenueshmėria e njeriut duhet tė respektohet dhe nuk duhet qė askush tė sulmohet apo ngacmohet. Obligohet qė tė respektohet ēdo musliman, duhet tė sillet mirė me tė, tė ndihmohet nė veprat e mira dhe tė largohet nga veprat e kėqija. Nuk lejohet ofendimi i tij me fjalė apo vepra.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotė: “Aty ka shenja tė qarta: vendi i Ibrahimit…” d.m.th. mekamu Ibrahim ėshtė prej shenjave dhe argumenteve tė qarta. Disa dijetarė duke komentuar kėtė fjalė kanė thėnė se ato janė gjitha vendet ku Ibrahimi, alejhi selam, ka bėrė ibadet, Arefati, Muzdelifeja, Mina dhe gurri mbi tė cilin hypte gjatė ndėrtimit tė Qabės dhe ai ėshtė vendi pas tė cilit njerėzit falen pas pėrfundimit tė tavafit.

Nė kėto vende ka pėrkujtim pėr muslimanėt qė tė pasojnė rrugėn e Ibrahimit, alejhi selam, gjė me tė cilėn All-llahu e urdhėroi Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thėnė: “Pastaj, ty tė shpallėm: “Ndiqe fenė e drejtė tė Ibrahimit, se ai nuk ka qenė nga idhujtarėt (as jehudi as i krishter).” (Nahl, 123).

Ne sot si musliman kemi obligim qė gjithė sė bashku tė respektojmė shenjtėrinė e Mek-kes duke ndihmuar njėri tjetrin nė vepra tė mira dhė tė dobishme dhe duke u larguar prej veprave qė sjellin dėm nė kėtė botė dhe botėn e ardhshme. Nė kėtė vend gjithė njerėizit janė tė njejtė dhe duhet qė tė ndihmohen posaqėrisht nga ta qė kujdesen pėr kėtė vend dhe nga banoret e tij. Shembull mė tė mirė nė kėtė i kemi Ibrahimin, alejhi selam, dhe gjithė pejgamberėt pas tij deri tė Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

All-llahun e lus me emrat e tij tė bukur dhe cilėsitė tė tij tė larta, t’ju jep muslimanėve mbėshtetje nė veprat e mira qė e kėnaqin atė, t’i pėrmirėson zemrat dhe veprat e tyre, t’i largon nga veprat e liga, t’ua mundėson kuptimin e fesė. Gjithashtu e lus qė tė mbėshtet sunduesit e muslimanėve nė veprat qė janė pėr hajrin e popujve dhe shtetėve tė tyre, qė t’ju ndihmon nė zbatimin e obligimeve tė tyre e i pari ėshtė zbatimi i ligjit tė All-llahut. Ata qė dėshirojnė tė dėmtojnė Islamin dhe muslimanet angazhoi me luftė mes vete dhe kurthet e tyre bėri shkatėrrim pėr tė dhe ruaj i muslimanėt nga sherri i tyre. Ti je Bujari, Fisniku, dėgjon lutjet tona dhe afėr je…

Paqja dhe mėshira e All-llahut qofshin mbi Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mbi shokėt dhe familjėn e tij.

Abdul Aziz ibėn Abdull-llah ibėn Baz

Pėrshtati: Talha Kurtishi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here