Sëmundja e quajtur frikë

0
301

Sëmundja e quajtur frikë

Ekzistojnė shumė lloj frike qė janė ekstreme dhe qė madje mund tė quhen sėmundje. Kėtu nuk po flasim pėr frikėn ndaj Allahut por, reth frikės si ndjenjė dhe emocion, kur ajo bėhet e pakontrollueshme. Nė kėtė artikull do tė pėrqėndrohemi ne dy lloj frikash nevrotike; ndrojtja dhe ankthi. (Frika negative, nga gjėrat dhe nė situata ku s’duhet. sh.p.)

Ndrojtja

Ndrojtja ėshtė rezultat i mungesės sė besimit nė vetvete. Ajo shfaqet si ndjenjė konfuzioni dhe gjendje nervoze kur dikush pėrballet me njerėz tė ngritur ose jo tė familjes. Kur njė person vuan nga kjo ndjenjė, atij i mbahet goja dhe gjuha i lidhet. Kur dėshiron tė thotė diēka, ai thotė gjėra tė tjera qė si ka pėr qėllim.

Dhehebiu, nė veprėn e tij madhėshtore tė titulluar Sijer Ealami en-Nubela (Biografitė e personaliteteve fisnike), pėrmend historinė e famshme tė njė personi qė u takua me njė kryeminstėr. Njė ditė Ibėn Xhasasi shkoi te vizitonte kryeminstrin Ibėn Furat, me vete kishte marrė njė sasi kamfuri. (Lėndė kimike qė nxirret nga njė lloj druri si dafinė, pėrdoret kryesisht nė mjekėsi si nxitės i sistemit nervor. sh.p.)

Nė momentin qė iu afrua kryeminstrit i erdhi pėr tė pėshtyrė, dhe mendoi qė ti jap atij kamfurin e pastaj tė pėshtyjė nė lumin Tigėr. Por, kur u ndodh pėrballė i pėshtyu atij nė fytyrė ndėrsa kamfurin e hodhi nė lumė. Kryeministri mbeti i befasuar ndėrsa Ibėn Xhasasi shumė i frikėsuar dhe i hutuar tha pa dashje: “Betohem pėr Allahun e Madhėruar se gabova pa dashje. Unė pata pėr qėllim t’ju pėshtyj ju nė fytyrė dhe tė hedh kamfurin nė lumė”. Kryeministri iu pėrgjigjė: “Po pikėrisht kėtė bėre, injorant!”. Pėr shkak tė ndrojtjes Ibėn Xhasasi u ngatėrua si nė veprimet ashtu dhe nė fjalėt e tij.

Njė situatė e tillė nuk ndodh shpesh ndoshta por, megjithatė ka shumė probleme tė pėrgjithshme qė mund ti ndodhin ēdokujt pėr shkak tė ndrojtjes. Ndrojtja mund tė jetė shkak qė njė nxėnės mos tė marrė pjesė nė mėsim. Megjithėse e di pėrgjigjen e njė pyetjeje bėrė nga profesori, ai nuk mund tė marrė guximin qė ta thojė atė me zė tė lartė. Kur ky nxėnės ka problem me diēka dhe nuk e kupton, ai nuk arrin ta pyes mėsuesin pėr shakak tė ndrojtjes sė madhe qė ka.

E njėjta gjė e pengon njė person qė tė flasė nė xhami, tė japė mėsime ose tė drejtoi namazin. Ai shqetėsohet jashtė mase se po tė bėjė njė gjė tė tillė do tė bėjė ndonjė gabim. Kur provon tė kryejė diēka dhe bėnė gabimin mė tė vogėl pėrpara njerzve, ky gabim e vret atė tėrėsisht. Ai kurrė nuk e harron atė dhe sa herė qė duhet tė pėrballet nė publik ai gabim i shfaqet para syve, kėshtu ky gabim i vogėl i varros atij ėndrat dhe talentin e tij.

Ndrojtja bėhet shkak qė njė person tė mos i kėshillojė dot tė tjerėt ose ti udhėzojė ata. Njė person i ndrojtur mund tė shoh dikė duke bėrė njė gabim pėrpara syve tė tij, por ai nuk ka kurajon qė ti flasė, megjithėse mund ti ketė tė gjitha argumentet e nevojshme pėr tė vėrtetuar se vepra qė ai po kryen ėshtė gabim. Ai nuk mund tė bėjė dobi me dijen qė ka. Mungesa e besimit nė vetvete e bėnė atė shumė tė ndrojtur saqė s’mund tė kėshillojė edhe dikė qė e ka nė moshėn e tij ose ate qė ėshtė mė i vogėl.

Ndrojtja nuk e lejon njė person qė tė bėjė pazar kur duhet tė blejė ose tė shesė, kėshtu ai s’mund tė arrijė njė ēmim me leverdi.

Ndrojtja e bėn tė pamundur qė njė prind tė refuzojė ndonjė kėrkesė tė fėmijėve tė tij, edhe nėse ata kėrkojnė diēka qė ai e di se nuk ėshtė e mirė ose ėshtė jo islame. Kėshtu ai ua jep atė, thjesht sepse s’mund tė thojė dot “jo”.

Njerzit mund tė pėrfitojnė nga njė person i ndrojtur dhe ta pėrdorin atė. Mund tė flasin dhe tė veprojnė kundrejt tij ēfarė tė duan pėrderisa ai nuk merr guximin tė kundėrshtojė dhe tė vetmbrohet.

Njė person i ndrojtur ndjen se e gjithė vėmendja ėshtė pėrqėndruar tek ai dhe se ēdokush po e shikon atė. Kur dikush i buzėqesh ai mendon se po qesh me tė. Kur shikon dy persona duke folur, mendon se ai ėshtė nė qėndėr tė bisedės sė tyre. Ai ėshtė tepėr i ndjeshėm dhe e ka tė pamundur qė tė kryejė diēka tė vėshtirė apo serioze.

Kėto janė vetėm disa shembuj tė problemeve qė shkakton ndrojtja. Fatmirėsisht gjenden mėnyra me anė tė tė cilave ndrojtja mund tė kapėrcehet;

1. Praktikimi

Nėse njė person e vendos veten vazhdimisht nė situata tė ndryshme, ai mund ta kalojė frikėn qė ka tė bėjė me to. P.sh. nėse i frikėsohet fjalimit nė publik ai mund tė mėsohet duke mbajtur njė fjalė tė shkurtėr nė shtėpi. Shumė shpejt ai do tė mund tė mbajė njė ligjėratė tė shkurtėr nė rethin e shokėve tė shkollės, mė pas mund tė jap mėsime nė xhaminė e lagjes. Kėshtu ai do ta humb turpin e tė folurit nė publik.

Nėse do tė pyesni prezantuesit ose oratorėt mė tė famshėm nė botė, njerėz qė tė tjerėt dynden pėr ti dėgjuar kur flasin, se si kanė filluar, do shikoni se nė mė tė shumtėn e rasteve fillimisht ata kanė pasur shumė turp tė flasin. Megjithatė ata nuk kanė lejuar qė kjo gjendje frike ti ndalojė, por kanė gjetur forcėn qė tė flasin herėn e parė dhe tė dytė. Nuk kanė lejuar qė gabimet e tyre tė vogla tė pengojnė talentin e tyre. Madje disa prej tyre, mė vonė kanė folur rreth frikės qė kanė pasur, kėshtu qė kjo tė jetė njė shembull pozitiv pėr tė tjerėt.

2. Veprimi nė mėnyrė graduale

Njeriu duhet ti marrė gjėrat gradualisht. Kur dikush duhet tė flasė nė publik p.sh., si fillim ai mund tė lexojė nga njė libėr. Shumė njerėzve leximi nga libri ua ka larguar komplet frikėn.

Hapi tjetėr ėshtė qė tė pėrgatisė vet njė ligjėratė dhe ta shkruajė atė komplet. Leximi i njė materiali tė pėrgatitur vet ėshtė njė hap pėrpara nga leximi i fjalėve tė dikujt nga njė libėr.

Sė shpejti kėtij personi do ti duhet vetėm tė hedhė nė njė letėr idetė kryesore nė disa pika me detaje tė vogla. Kjo do tė jetė e mjaftueshme qė ai tė dalė pėrpara tė tjerėve dhe tė mbajė njė fjalim.

Pėrfundimisht, ai do tė mund tė qėndrojė pėrpara publikut dhe tė mbajė njė ligjėratė tė tėrė pėrmendėsh, duke ju referuar vetėm memories sė tij.

Nė tė njėjtėn mėnyre, gradualisht, njė person mund tė risė seriozitetin e temės qė trajton dhe numrin e audiencės.

3. Mėsimi nga tė tjerėt dhe nga gabimet e tyre

Shikimi tek tė tjerėt mund ti tregojė njeriut si tė veprojė ai vet. P.sh. njė student vėshtron shokun e tij duke mbajtur njė temė para klasės, shoku i tij bėn njė gabim dhe tė gjithė qeshin me tė. Po edhe ai vet qeshė me tė tjerėt, pastaj ulet nė bankė sikur tė mos kishte ndodhur gjė. Tė nesėrmen ai ėshtė plotėsisht i gatshėm tė flasė pėrsėri.

Studenti qė e vėshtron kėtė sjellje mund tė pyes veten: Pse tė mos bėj dhe unė si ai?

Duke parė tė tjerėt dhe gabimet e tyre, njeriu mund tė fitojė vetbesimin qė i duhet pėr tė kaluar vėshtirėsitė.

4. Lėnia e disa gjėrave nė perspektivė

Njė person i ndrojtur mendon se tė tjerėt e shohin atė nė njė mėnyrė tė veēantė, kjo mund tė jetė dhe shkaku i ndrojtjes sė tij. Nėse ai ndėrgjegjėsohet se njerzit s’janė aspak tė pėrqėndruar tek ai, kjo do t’ia lehtėsojė atij gjėrat. Kur ai bėnė ndonjė gabim, tė tjerėt pa dyshim, do tė flasin reth tij, megjithatė po aq shpejt ata do ta harrojnė gabimin e tij, kėshtu ēėshtja do tė mbyllet pėrgjithmonė dhe askush s’do tė flasė mė pėr tė. Brenda njė jave ai mund tė ngrihet e tė flasė pėrsėri pa problem.

Nė shumė raste ndodh qė ligjėruesi mund tė bėjė lapsuse tė vogla gjatė fjalimit ose tė ngatėrohet pak, por ato kalojnė pa u vėnė re nga audienca, dhe ky mund tė jetė njė rast ku shumė prej tyre mendojnė se fjalimi ėshtė mbajtur nė mėnyrė perfekte. Kjo ėshtė diēka mėse e vėrtetė nga ajo qė e ka treguar eksperienca.

Njerzit nė audience nuk arrijnė tė deportojnė nė mendimet dhe ndjenjat e brendėshme tė folėsit. Jo ēdo here ata mund tė kuptojnė nervozizmin e tij. Megjithatė, nėse folėsi e ndjen se audienca e ka kuptuar qė ai ėshtė nervoz, kjo e nervozon dhe mė shumė dhe si rezultat bėhet folės mė i dobėt.

Ankthi

Ankthi ėshtė njė sėmundje qė shfaqet kur frika dhe shqetėsimi i dikujt shndėrohet dhe bėhet tepėr i ekzagjeruar. Ankthi vjen si rezultat i frikės dhe parashikimit se diēka e keqe do tė ndodhė. Ai paraqitet nė shumė mėnyra;

A. Ankthi prej vdekjes

Frika prej vdekjes, nė vetvete nuk ėshtė sėmundje, bile nėse ajo e shtyn dikė qė tė shtojė veprat e mira dhe tė nxitojė nė punėt e vlefshme, atėherė ajo mund tė jetė diēka vėrtet e lavdėruar. Megjithatė nėse frika prej vdekjes e pushton njė person gjatė gjithė kohės, kur ėshtė duke ngrėne ose duke pirė, kur punon, kur shkon pėr tė fjetur etj. atėherė ajo kthehet nė sėmundje.

Ne duhet tė kemi parasysh se frika prej vdekjes, marrė veēantė, nuk ėshtė diēka e lavdėruar.

Ibėn Kajjimi e pėrmend kėtė pikė nė librin e tij, Zadul Mead (Pėrgatitja pėr Rikthimin):

I Dėrguari i Allahut, paqa dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, nė predikimet e tij, nuk pėrqendrohej nė faktin se vdekja ėshtė e pashmangėshme, as nė argumentet qė kanė tė bėjnė me tė. Ai nuk nuk ndalej shumė mbi jetėn e trupit nė varr, as nė tema tė ngjashme me tė. Pėrkundrazi, ai pėrqėndrohej nė ēėshtje mė tė mėdha, si inkurajimi pėr tė marrė dije tė vlefshme, kryerja e veprave tė mira, udhėzimi i njerzve dhe mėsimi i fesė sė vėrtetė.

Mė pas Ibėn Kajjimi e kthen vėmėndjen tek oratorėt dhe predikuesit e kohėve tė mėvonshme, tė cilėt mėsojnė pėrmėndėsh disa formula duke harruar kuptimin e vėrtetė tė tyre. Pėrmend se si shumė prej tyre fillojnė direkt tė flasin pėr vdekjen dhe pėrqendrohen nė ēėshtje tė tilla, si do hanė krimbat trupat tanė pasi tė vdesim. Kjo krijon nė zemrat e dėgjuesve njė frikė tė dėmshme, jo frikė pozitive qė inkurajon virtytet e larta dhe i shtyn njerzit tė bėjnė vepra tė mira.

Vdekja ėshtė diēka qė besimtari disa here mezi e pret. Pejgamberi, paqa dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: “Kush dėshiron ta takojė Allahun, Allahu dėshiron ta takojė atė, dhe kush urren ta takojė Allahun, Allahu urren ta takojė atė.”

B. Ankthi prej sėmundjes

Disa njerėz pikėllohen nga frika e madhe se mos sėmuren. Nėse ata kanė njė dhimbje koke tė lehtė frikėsohen se mos ėshtė hemoragji nė tru. Ata imagjinojnė se ēdo dhimbje barku ėshtė njė lloj dėshtimi. Vazhdimisht ata janė tė shqetėsuar se mos marrin ndonjė sėmundje serioze.

Njė frikė e tillė prej sėmundjes ėshtė vet sėmundje, dhe nė tė vėrtet mund tė jėtė shumė mė serioze se sėmundjet qė shkaktojnė dhimbje trupore.

Ka pasur raste kur ėshtė menduar se dikush vdiq prej mortajės por, kur i kanė bėrė autopsinė ėshtė bėrė e qartė se trupi s’ka pasur asnjė lloj infeksioni. Ka qenė frika e fortė prej mortajės qė ka shkaktuar tek ai simptoma tė ngjashme me tė sajat dhe pėrfundimisht vdekjen.

C. Ankthi prej dėshtimit

Shumė njerėz nuk janė nė gjėndje tė merren me studime, me tregėti ose biznes, ose tė thėrasin tė tjerėt nė Islam pėr shkak tė frikės nga dėshtimi.

Njė frikė e lehtė prej dėshtimit mund ta shtyjė dikė qė tė studjojė dhe ta programojė mirė punėn e tij, kėshtu ai mund ti arrijė qėllimet me sukses. Ajo bėn qė njė person tė konsultohet kur ėshtė e nevojshme e mos tė ngutet ku s’duhet.

Mirėpo, kur kjo frikė rritet deri nė atė shkallė sa qė kalon nė sėmundje, atėherė ajo bėhet pengesė dhe nuk e lė njeriun tė eci pėrpara. Njė frikė e tillė, pa dyshim, ėshtė sėmundje qė duhet kuruar.

D. Ankthi prej pėrgjegjėsisė

Ka njerėz qė e urrejnė pėrgjegjėsinė, tė tillėt e vonojnė martesėn pėr shkak se nuk duan tė kenė nė pėrgjegjėsi njė familje. Ata nuk duan tė kenė njė punė tė vazhdueshme, nuk pranojnė tė merren me nxėnės pėr tė cilėt duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi, kėshtu heqin dorė prej mėsimdhėnies. Tė tillė nuk duan tė mbajnė pėrgjegjėsi pėr askėnd.

E. Ankthi i tė menduarit vet

Shumė njerėz kanė frikė tė mendojnė vet rreth ēėshtjeve qė i rrethojnė. Ata kanė frikė ti zgjidhin vet problemet. Gjithmonė i shohin gjėrat vetėm nė sipėrfaqe, pa ju futur ndonjė hulumtimi nė thellėsi. Nėse njė person i tillė lexon njė libėr, ai kurrė nuk logjikon mbi tė, nuk mendon mbi argumentet apo informacionet e paraqitura nė tė. Ky person nuk arrin tė pėrcaktojė nėse pėrfundimet janė tė sakta dhe nėse argumentet e dhėna kanė baza apo jo. Ai nuk preokupohet tė zbulojė se deklarimet e bėra nė tė janė tė vėrteta apo thjesht spekulime, as nuk i kushton rėndėsi faktit se autori e ka trajtuar temėn nė detaje tė mjaftueshme apo jo. Ai kėnaqet duke pranuar nė mėnyrė pasive atė qė lexon.

Personi i tillė pranon pa bėrė kritikė ē’ka i thotė njė njeri ēfardo, njė pjestar i familjes, njė grup apo shkollė pa e gjykuar vet ēėshtjen.

Selman el-Avdee

marrė nga: islamtoday . com

Pėrktheu: Altin Braka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here