Shërimi i pikëllimit, shqetësimeve, dhembjeve dhe demoralizimit

0
242

Ibn Mesudi , radiallahu anhu., ka treguar se i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ka thënë:

“Nuk ka rob të cilin do ta godasë dhe do t’i ndodhë ndonjë hidhërim ose shqetësim, e të thotë: ‘O Zot, unë jam robi Yt, babai dhe nënë e të cilit janë robtë e Tu; fati im është në duart e Tua dhe ai sillet në përputhje me urdhrin Tënd. Ti vërtet gjykon drejt. E shqiptoj secilin emër Tëndin të shenjtë dhe çdo atribut me të cilin Ti e ke quajtur veten tënde ose e ke shpallur në librin tënd ose ia ke mësuar cilësdo krijesë tënde ose atij që Ti e quan sekret personal. Zot, bëje Kur’anin fisnik fuqi të zemrës sime, dritë të shpirtit tim dhe mëshirë të qartë që e zhdavarit pikëllimin dhe shqetësimin tim”. Kushdo që të bëjë këtë lutje, All-llahu do t’ia largojë shqetësimet e pikëllimet e tij dhe do t’ia zëvendësojë me gëzime e lumturi”.18610172634_10152466457370996_445257912651578215_n


Ibn Abasi , radiallahu anhu., ka treguar se në kohë fatkeqësish, i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, e kishte zakon të bënte këtë lutje: “Nuk ka zot përveç All-llahut të Madhërishëm, të Dashur. Nuk ka zot përveç All-llahut, Zotëruesit të fronit të madhërishëm. Nuk ka zot përveç All-llahut, Zotëruesit të shtatë qiejve, Zotëruesit të Tokës dhe Zotëruesit të fronit fisnik”.187
Në Xhami’u-n e imam Tirmidhiut është thënë gjithashtu se Enesi , radiallahu anhu., e ka transmetuar hadithin në të cilin thuhet se kur i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ballafaqohej me shqetësime, ai e kishte zakon të bënte këtë lutje: “O i Gjallë, o Drejtues i universit, po e thërras mëshirën Tënde të gjithanshme që të ma tregojë rrugëdaljen nga kjo e keqe që më ka rënë në kokë”.188
Ebu Hurejre , radiallahu anhu., tregon se kur i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ballafaqohej me sfida të ndryshme, ai e kishte zakon t’i ngriste duart drejt qiellit dhe të lutej: “Lavdi Zotit, Sundimtarit të madhërishëm”, dhe kur e përfundonte këtë lutje, shtonte: “O i Gjallë, o Drejtues i universit”.189
Ebu Bekri , radiallahu anhu., ka treguar se i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, e ka mësuar njeriun që në raste pikëllimi të bëjë këtë lutje: “Zot, të lutem për mëshirën Tënde. Mos më lërë asnjë çast vetëm me veten time. Zot, ma përmirëso gjendjen time me një më të mirë. Vërtet nuk ka zot përveç Teje”.190
Gjithashtu, në sunen e Ebu Davudit është shënuar se Esma bint ‘Umejsi ka treguar se i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, i kishte thënë: “Të t’i mësoj disa fjalë që mund t’i thuash kur je tepër e shqetësuar ose kur të mundojnë brengat ose kur pret se do të kesh brenga? Thuaj: ‘All-llahu është Zoti im dhe unë nuk them se ka ndonjë tjetër’”.191
Sa’d bin Eb Vekasi ka treguar se i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, njëherë i kishte treguar për lutjen e të Dërguarit të All-llahut, Junusit, , salaAllahu alejhi we selem, kur ai ndodhej në barkun e balenës (peshkut), që ka këtë përmbajtje: “Nuk ka zot veç Teje. Lavdi veprës Tënde. Vërtet unë kam gabuar”. Të gjithë myslimanët që e bëjnë këtë lutje, do t’i plotësohet ajo për çka janë lutur.193
Ebu Sa’id el-Hudri ka treguar se i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, njëherë e kishte parë njeriun që quhej Ebu Umame, i cili ishte ulur i vetëm në xhami, jashtë kohës së caktuar për namaz, dhe dukej i shqetësuar. I Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, e pyeti: “Pse rri vetëm në këtë orë, o Ebu Umame?” Ai ishte përgjigjur: “Për shkak të disa borxheve të vjetra, që e kam vështirë t’i shlyej, dhe brengat e vazhdueshme, o i Dërguar i All-llahut “. Pastaj i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, i tha: “A do të dëshiroje të t’i mësoj disa fjalë, të cilat, kur t’i thuash, All-llahu do t’i heqë brengat dhe do të të ndihmojë t’i shlyejsh borxhet e tua”. Ebu Umame ia ktheu: “Po, o i Dërguar i All-llahut”. I Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, pastaj i tha edhe këtë: “Thuaje për çdo mëngjes dhe darkë: ‘Zot, kërkoj mbështetje tek Ti nga pikëllimi dhe hidhërimi, nga përtacia dhe dobësimi; dhe kërkoj mbështetje tek Ti nga mungesa e guximit dhe koprracia; kërkoj mbështetje tek Ti nga borxhet dhe nga nënshtrimi ndaj padrejtësisë njerëzore”. Ebu Umame shtoi: “Kam vepruar kështu si thua dhe Zoti i ka hequr të gjitha brengat e mia dhe më ka ndihmuar t’i shlyej borxhet e mia”.194
Ibn Abbasi , radiallahu anhu., ka treguar se i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ka thënë: “All-llahu do t’i heqë brengat e atij që lutet vazhdimisht për falje. Ai do ta ngrisë mbi përpjekjen dhe do t’i japë nga burimi prej nga ai nuk i pret”. 195
Në Musned është shënuar gjithashtu se gjithmonë kur i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ballafaqohej me vështirësi, ai ngutej të bënte namaz duke tërhequr vërejtjen se All-llahu i gjithëfuqishëm kishte thënë:
“Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)”. (El Bekare, 45)196
Ibn Abbasi ka treguar se i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ka thënë: “Kur individi është i stërngarkuar me brenga dhe nuk është i disponuar, do të duhej ta thoshte më shpesh: “Nuk ekziston fuqi ose forcë veç asaj të All-llahut”.
Kjo lutje është vërtetuar gjithashtu në dy përmbledhje me hadithe sahihë dhe se kjo është një nga thesarët e fshehur të Xhennetit.197


Nëse këto lutje nuk janë ilaç për brengat, dhembjen dhe indisponimin e dikujt, kjo do të thotë se gjendja e tij është serioze dhe kërkon pastrimin me themel të sistemit të tij nëpërmjet purgacionit ose detoksifikimit të plotë, që shoqërohet me dhikër serioz dhe devotshmërinë e vazhdueshme dhe të qëndrueshme.


Lutjet e përmendura paraqesin pesëmbëdhjetë lloje të ilaçeve shpirtërore, duke përfshirë:
1. Njohjen e njësisë së Zotit të madhërishëm (rububijjet);
2. Njohjen e besimit në njësinë e devotshmërisë (uluhijjet);
3. Kuptimin e njësisë së All-llahut të madhërishëm, me dituri dhe besim të patundur;
4. Pranimin që All-llahu i gjithëfuqishëm është i pastër nga padrejtësitë dhe se ai robit të vet nuk do t’i shkaktojë kurrë asnjë vështirësi pa nevojë dhe pa shkak;
5. Pranimi se dhuna vjen vetëm nga robtë;
6. Lutja drejtuar All-llahut të gjithëfuqishëm nëpërmjet emrave dhe atributeve të tij të madhërishme, që janë zbulesa dhe duhet të njihen patjetër nga krijesat e Tij. Ndër emrat më gjithpërfshirës dhe më të përgjithshëm janë: El Hajj (i Gjalli) dhe El Kajjum (Drejtuesi);
7. Lutja për ndihmë, drejtuar vetëm Atij;
8. Pranimi i robit se vetëm All-llahu është ai që siguron dhe që plotëson nevojat e dikujt dhe vetëm Atë e kërkojnë;
9. Pohimi i individit se varet vetëm prej Tij, mbështetet tek Ai, si dhe pohimi se fati i individit sillet në përputhje me urdhrin e All-llahut; se vetëm Ai ka fuqi ta ndryshojë atë; se ajo që ka përcaktuar Ai e ndjek këtë drejtim dhe se urdhri i Tij është i drejtë;
10. Kërkesa që zemra të ecën nëpër kopshtet e Kur’anit, të jetohet sipas tij dhe ai të njihet si dritë e zemrës dhe shpirtit të individit. Nëpër të, individi do ta mënjanojë dyshimin, do ta mund mallëngjimin, do ta tejkalojë pasionin dhe epshet dhe do të zhdavaritë errësirën. Mësimi i rregullt i Kur’anit gjithashtu e rigjallëron zemrën e individit dhe i ndihmon individit për ta fokusuar qëllimin pas humbjeve materiale dhe të përshtatë prirjen e individit me atë që është e amshueshme, për dallim nga ajo që është kalimtare;
11. Kërkimi i faljes për gabimet (mëkatet);
12. Pendimi për gabimet;
13. Xhihadi – lufta në Rrugën e All-llahut;
14. Mbajtja e drejtimit të lutjes për të pranuar udhëzimet dhe, përfundimisht,
15. Mohimi i cilitdo vullnet ose fuqi që mund të ndikojë mbi gjërat dhe përshkrimi i drejtë i të gjithë vullnetit dhe fuqisë vetëm All-llahut të gjithëfuqishëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here