Sheriati Islam ka përparësi para çdo sheriati tjetër

Sheriati Islam ka përparësi para çdo sheriati tjetër

                                                                                                                            28tjj2h

Obligohemi që të i japim përparësi Sheriatit Islam para të gjithë sheriateve tjera, pavarësisht a janë ato sheriate të xhahiljetit (injorancës) si kushtetuta dhe kanune të sotshme, apo sheriate të tjera qiellore të cilat kanë pësuar ndryshime, pra nuk lejohet që ti japim përparësi sheriatit që ka zbritur në Tevrat apo Inxhil para Sheriatit Islam.

Kur nuk lejohet që muslimani të i jap përparësi Tevratit dhe Inxhilit para Sheriatit Islam atëherë si është gjendja e atyre që ju japin përparësi dhe gjykohen me kushtetuta të shirkut dhe ligje, kanune të kufrit të cilët i kanë vendosur zinaqarët dhe homoseksualët në Evropë e nuk gjykohen me sheriat Islam?

Pra, shkatërrimi, mjerimi qoftë për ta.

Thotë Allahu azvexhel: “Ne edhe ty (Muhammed) ta zbritëm librin (Kur’anin) e vërtetë që është vërtetues i librave të mëparshëm dhe garantues i tyre. Gjyko pra mes tyre me atë që All-llahu e zbriti, e mos pëlqe epshet e tyre e të largohesh nga e vërteta që të erdhi. Për secilin prej jush, Ne caktuam ligj e program (të posaçëm në çështje të veprimit). Sikur të donte All-llahu, do t’ju bënte një popull (në fe e sheriat), por deshi t’ju sprovojë në atë që ua dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te All-llahu, e Ai do t’ju njoftojë me atë që kundërshtoheshit.” (Maide 48)

Në këtë ajet Allahu azvxhel na sqaron disa çështje:

1. Na sqaron Allahu i Lartësuar në këtë ajet se Kurani i cili i ka zbritur të Dërguarit tonë Muhamedit salallahu alejhi ve selem është i vërtetë dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë.

2. Tregon Allahu se Kurani është vërtetues dhe garantues i librave që ishin më parë (Tevrati, Inxhili).

3. Tregon Allahu se Kurani ka përparësi para sheriatve të tjera që kanë qenë më parë si Tevrati dhe Inxhili.

4. E urdhëron Allahu azvxhel të Dërguarin e Tij që të gjykoj me Kuran.

5. E ndalon Allahu azvxhel të Dërguarin e Tij nga pasimi i epsheve të të humburve prej ehlul kitabëve (jehudive, krishterëve) si dhe e ndalon Allahu azvxhel të Dërguarin e Tij nga pasimi i të humburve të tjerë.

Nga kjo na bëhet e qartë se nuk lejohet të gjykohemi me diçka tjetër përveçse me Kuran dhe sunnet.

Kurani dhe sunneti i të Dërguarit të Allahut kanë përparësi para çdo sheriati tjetër, pra nuk lejohet t’i japim përparësi asnjë sheriati tjetër para Kuranit dhe Sunnetit,e kush do që i jep përparësi ndonjë sheriati tjetër para sheriatit të Allahut (Kuran, Sunnet) ka bërë shirk dhe kufër.

Ka thënë Shejhul Islam Ibn Tejmijeh Allahu e mëshiroftë: “Prej njohjes së obligueshme nga dini i muslimanëve dhe me itfakin (pajtimin) e të gjithë muslimanëve se: Kush lejon të ndjekët, pasohet ndonjë din (fe) tjetër përveç dinit Islam, apo lejon që të ndjekët ndonjë sheriat tjetër përveç sheriatit të Muhamedit salallahu alejhi ve selem ai është kafir.”

(El-fetava 28 & 524)

E për ata të cilët lejojnë sheriate të xhahiljetit (injorancës) siç janë kushtetutat e shirkut dhe ligjet, kanunet e kufrit le ti frikësohen Allahut azvexhel, dhe le ta dijë se kush i lejon këto sheriate, ligje të kufrit ka bërë kufër dhe shirk të qartë, e këta nuk kanë argumente për lejimin e këtyre kushtetutave, ligjeve të kufrit.

U themi të rinjve musliman mos u mashtroni nga këta thirrës të cilët bëjnë tregti me din, keni kujdes e largohuni prej dredhive, mashtrimeve të tyre, ruanu nga ndikimi i murtedave dhe nga mburrja e munafikave, largohuni prej atyre thirrësve që luajnë me dinin e tyre dhe pajtohen me njerëz të kufrit dhe shirkut, këta në vend që të ruhen nga fitnja e kufrit dhe shirkut si dhe t’i largojnë njerëzit nga kjo fitne ata vetë kanë rënë në këtë fitne e gjithashtu i thërrasin edhe të gjithë muslimanët për në të, këta thirrës ua zbukurojnë muslimanëve shirkun ndonjëherë me gënjeshtra (rrena), e ndonjëherë me mashtrime, dredhia e ndonjëherë e mveshin të vërtetën me të kotën Allahu na ruajt, kërkojmë prej Allahut që të na mbroj nga e keqja e tyre, nga shirku i tyre dhe nga humbja e këtyre të humburve.

Autorë:-Shejh Ahmed Fuad Ashush-